VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Grekët largojnë personat që kandiduan për PD
E Mërkurë, 09.23.2009, 07:13am (GMT1)



Merr fund "ngrirja" e Kristaq Kalit, kreut të organizatës së OMONIA-s për degën e Sarandës, i pezulluar prej disa muajsh, qëkurse ai dha të gjitha sinjalet se mbështeste Kosta Barkën në lëvizjet e tij politike brenda PBDNJ-së dhe OMONIA-s, deri në kandidimin e tij për deputet në fushatën e qershorit 2009 me logon e Partisë Demokratike. Një mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit të Përgjithshëm të organizatës politike të minoritetit etnik grek, e mbajtur në selinë e saj në Sarandë, ka zyrtarizuar shkarkimin dhe zëvendësimin e tij. E drejtuar nga Vasil Bollano, kryetar i këtij këshilli, njëherësh edhe kryebashkiak i Himarës, mbledhja ka arritur shpejt dhe pa debat në vendimin për shkarkimin e Kalit, pothuaj me të njëjtën procedurë dhe me të njëjtat argumente, me të cilat dy ditë më parë u bë shkarkimi i ish-prefektit të Gjirokastrës, Spiro Ksera, aktualisht ministër i Punës në kabinetin qeveritar "Berisha 2". Bollano tha se Kali nuk ishte prej kohësh në pozicionin e kryetarit të degës së OMONIA-s për Sarandën, pasi vetë e kishte shpërdoruar dhe braktisur këtë detyrë që i ishte besuar nga forumet përkatëse, me pozicionimet e hapura kundër kursit dhe në dëm të interesave të minoritetit etnik grek. Për të pranishmit në mbledhjen e thirrur në Sarandë, anëtarë të këshillit të përgjithshëm, nuk u tha ndonjë gjë konkrete në argumentim të përcaktimeve të bëra në adresë të Kalit, pasi të gjithë e kishin fshirë nga lista e "të tyreve" që përpara muajit qershor, kur kryetari Bollano, me të drejtën e kryetarit të organizatës së grekëve të Shqipërisë, e kishte pezulluar nga detyra e kryetarit lokal Kristaq Kalin. (http://www.balkanweb.com)

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.