VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Socialistët zgjedhin të shtunën kreun e tyre
E Enjte, 09.24.2009, 07:24am (GMT1)

 

82 mijë socialistë në 12 qarqe të vendit, do t'iu drejtohen kutive të votimit këtë javë, për të zgjedhur kreun e ri të Partisë Socialiste, pas ndërprerjes së mandatit për kreun aktual Edi Rama. Të shtunën do të votohet për të zgjedhur mes dy kandidatëve zyrtarë, Edi Rama dhe Maqo Lakrori të cilët këtë të mërkurë përfundojnë dhe fushatën e nisur në 1 shtator në të gjithë vendin.


Janë mbi 300 qendra votimi, të cilat sipas rregullores do të ngrihen pranë cdo njësie të qeverisjes vendore në vend, ku tashmë kanë nisur përgatitjet për ditën e votimit. Pranë Partisë Socialiste këtë mesjavë ka përfunduar tërheqja e materialeve zgjedhore, me të cilave edhe të 82 mijë fletëve të votimit që do të përdoren më 26 shtator.
Por paralel me zgjedhjet brenda saj, PS do të përballet edhe me një tjetër proces zgjedhor, atë të zgjedhjeve të parakohshme në 5 njësi të qeverisjes vendore, drejtuesit e të cilave dhanë dorëheqjen për shkak të kandidimit për deputet më 28 qershor.


Për këtë qëllim, kreu në detyrë i PS, Edi Rama paraditen e sotme ka thirrur në takim deputetët e rajoneve ku do të mbahen zgjedhjet, të cilat ende nuk janë dekretuar nga Presidenti i Republikës. Nuk ka ende asnjë vendim zyrtar nëse socialistët do të bëhen pjesë e zgjedhjeve të parakohshme në 5 njësitë e qeverisjes vendore, mes të cilave Bashkia e Klosit apo njësia vendore numer 10 në Tiranë.


Vec kësaj, pritet që pas ditës së hënë Partia Socialiste të rikonfirmojë qëndrimin e saj lidhur me bojkotin ose jo të kuvendit, pas zgjedhjes së njeriut që do të drejtojë partinë më të madhe në opozitë për 4 vitet e ardhshme. (http://www.balkanweb.com)


 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.