VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Haradinaj kritikon qeverinë Thaçi
E Premte, 09.25.2009, 10:01am (GMT1)


 


Ramush Haradinaj sërish kritikoi sot Qeverinë Thaçi për gjendjen nëpër të cilën po kalon vendi. Sipas tij, qeverisja e keqe nga Thaçi është fajtore për gjendjen e keqe ekonomike, politike dhe atë të sigurisë në Kosovë.

"Qeveria Thaçi është qeveri që po i shkakton humbje të mëdha vendit në të gjitha sferat e jetës", u shpreh Haradinaj.

Këto komente, i bëri gjatë prezantimit të disa anëtarëve të rinj të AAK-së për Gjakovën, ku ftoi qytetarët që të dalin në zgjedhje dhe të votojnë për të ndryshuar qeverisjen e tanishme.
(http://www.balkanweb.com)

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.