VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Mbyllen zyrtarisht votimet për kreun e PS
E Shtunë, 09.26.2009, 04:49pm (GMT1)

 

Ora 16:00 shënoi edhe mbylljen zyrtare të kutive të votimit në gjitha qendrat e ngritura pranë njësive vendore në 12 qarqe të vendit.
Në garë për kreun e PS janë kryetari në detyrë, Edi Rama e Maqo Lakrori.
Pjesëmarrja në votime ka qenë e konsiderueshme, ndërsa burime zyrtare brenda PS konfirmojnë se kjo pjesëmarrje ka arritur në 62%. Një rezultat paraprak pritet të shpallet sot rreth orëve të vona të natës ndërsa dita e nesërme do të jetë vendimtare për shpalljen e kryetarit të ri të Partisë Socialiste. Ndërkaq pritet që brenda orës 21:00 të mbrëmjes së sotme të dorëzohen të gjithë procesverbalet nga të gjitha qarqet. (http://www.balkanweb.com)



 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.