VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Edi Rama në krye të PS me rreth 90 për qind të votave
E Djelë, 09.27.2009, 08:11am (GMT1)



Rreth 62% e anëtarësisë socialiste votoi dje, sipas parimit "një anëtar-një votë" për të zgjedhur kryetarin e ri të partisë, mes Edi Ramës dhe Maqo Lakrorit. Pas një fushate që u zhvillua e përbashkët për të dy kandidatët, në 12 qarqet e vendit, sipas burimeve nga komisionet zgjedhore nëpër rrethe, Edi Rama rezulton të ketë marrë shumicën e votave të socialistëve. Kështu, në qytetin e Tiranës, edhe pse përqindja e votuesve paraqitet më e vogël, afro 55-56%, për shkak edhe të mungesës së shumë emigrantëve, Rama ka arritur të votohet në masën 90%. Rezultate të tilla të larta janë raportuar mbrëmë nga rrethet e Durrësit, Shkodrës, Sarandës, Librazhdit, Pukës, Fierit Beratit, Lushnjës, etj. Procesi ka ecur pa probleme pothuaj në të 12 qarqet, vetëm se në Korçë ka pasur anëtarë të PS-së që nuk kanë gjetur emrat në lista. Në Berat pati një pjesëmarrje 67%, dhe 1194 vota shkuan për Edi Ramën, kundrejt 187 të Lakrorit. Në Fier pjesëmarrja ishte 68%. Për Ramën votuan 3887 socialistë dhe 182 për Lakrorin. Socialistët lushnjarë votuan në masën 70%, dhe 3145 vota ja dhanë Edi Ramës e 142 Maqo Lakrorit. Ndërkaq, në Durrës votuan 63%, prej të cilëve 2670 votues kishin shënuar emrin e Edi Ramës dhe 165 të Lakrorit. Gjirokastër, 380 vota Rama, 150 vota Lakrori. Korçë 40% ose 527 votuan, ndërsa Rama mori 467 vota undrejt 42 të Lakrorit, 18 dolën të pavlefshme. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në PS nuk ka dhënë asnjë informacion për shifra dje, por ka thënë se sot do të deklarohen publikisht shifrat përfundimtare. Në këto zgjedhje nuk kanë votuar ata që e deklaruan edhe më parë, kundërshtarët e Edi Ramës, që nga ish-kreu Fatos Nano, Ben Blushi e mbështetës të këtij grupi. (http://www.balkanweb.com)



 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.