VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AAK-ja paralajmëron padi ndaj Sejdiut, ankesë ndaj Feith ndërsa Ora e quan veprimin e Sejdiut antikushtetues
E Shtunë, 01.17.2009, 02:07pm (GMT1)

AAK-ja paralajmëron padi ndaj Sejdiut, ankesë ndaj Feithit ndërsa Ora e quan veprim antikushtetues

 

Voal-online - Pas deklarimit të Sejdiut se vjeshta e vitit 2011 do të jetë  viti i zgjedhjeve nacionale në Kosovë, kanë dalë reagimet e para. Ky vendim ka irrituar krerët e AAK-së. Haradinaj ka paralajmëruar inicimin e padisë ndaj kryetarit Sejdiu pranë Gjykatës Kushtetuese në momentin e formimit të saj, ndërkohë ndaj shefit të ICO-së, Feith, do të paraqitet ankesa pranë Grupit Drejtues Ndërkombëtar, për shkak të shpjegimit të gabuar të Pakos së Ahtisaarit. Nënkryetari i AAK-së, Blerim Shala, e ka quajtur këtë si "ditë të keqe për Kosovën". Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe

AAK-ja paralajmëron padi ndaj Sejdiut, ankesë ndaj Feithit ndërsa Ora e quan veprim antikushtetues

 

Voal-online - Pas deklarimit të Sejdiut se vjeshta e vitit 2011 do të jetë  viti i zgjedhjeve nacionale në Kosovë, kanë dalë reagimet e para. Ky vendim ka irrituar krerët e AAK-së. Haradinaj ka paralajmëruar inicimin e padisë ndaj kryetarit Sejdiu pranë Gjykatës Kushtetuese në momentin e formimit të saj, ndërkohë ndaj shefit të ICO-së, Feith, do të paraqitet ankesa pranë Grupit Drejtues Ndërkombëtar, për shkak të shpjegimit të gabuar të Pakos së Ahtisaarit. Nënkryetari i AAK-së, Blerim Shala, e ka quajtur këtë si "ditë të keqe për Kosovën". Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe nënkryetari i Parë i kësaj partie, Blerim Shala, e kanë quajtur skandaloz vendimin e Presidentit Fatmir Sejdiu që zgjedhjet nacionale të mbahen në vitin 2011. Këto deklarime i kanë bërë në një konferencë për gazetarë, ku paralajmëruan se do ta padisin Presidentin Sejdiun në Gjykatën Kushtetuese, si dhe do të bëjnë një vërejtje në Grupin Ndërkombëtar për Kosovën për interpretim të gabuar nga ana e shefit të ICO-së, Pieter Faith, të Planit të Ahtisaarit.

Edhe partia ORA e konsideron veprimin e Sejdiut antikushtetues. Partia Reformiste ORA reagoi të shtunën kundër vendimit të Presidentit Fatmir Sejdiu dhe Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith, për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme më 2011, duke e konsideruar këtë si shkelje flagrante të Kushtetutës së Kosovës. "Është për të ardhur keq se kryetari i shtetit, i cili është i thirrur ta respektojë Kushtetutën, nuk e bën këtë, por e shkelë, në anën tjetër Përfaqësuesi Special i mandatuar nga dokumenti gjithëpërfshirës i presidentit Ahtisaari për të siguruar zbatimin e atij dokumenti, vetë nuk e respekton atë", thuhet në një reagim të ORA-s, transmeton KosovaLive.
Kryetarja Teuta Sahatqija, në konferencën javore për gazetarë, gjithashtu kërkoi nga Misioni Evropian për Drejtësi dhe Polici (EULEX) që të funksionalizojë sistemin gjyqësor në veriun e rebeluar të Kosovës.
Ajo i bëri thirrje shefit të këtij misioni, Yves de Kermabon, që të mos përsërisë gabimet e UNMIK-ut. "Mosmenaxhimi i situatës nga ana e UNMIK-ut dhe ish-administratorit të Mitrovicës, ndikoi në krijimin dhe rritjen e hapësirës për ekstremistë", citon KosovaLive Sahatqinë.

 Blerim Shala, e kanë quajtur skandaloz vendimin e Presidentit Fatmir Sejdiu që zgjedhjet nacionale të mbahen në vitin 2011. Këto deklarime i kanë bërë në një konferencë për gazetarë, ku paralajmëruan se do ta padisin Presidentin Sejdiun në Gjykatën Kushtetuese, si dhe do të bëjnë një vërejtje në Grupin Ndërkombëtar për Kosovën për interpretim të gabuar nga ana e shefit të ICO-së, Pieter Faith, të Planit të Ahtisaarit.

Edhe partia ORA e konsideron veprimin e Sejdiut antikushtetues. Partia Reformiste ORA reagoi të shtunën kundër vendimit të Presidentit Fatmir Sejdiu dhe Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith, për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme më 2011, duke e konsideruar këtë si shkelje flagrante të Kushtetutës së Kosovës. "Është për të ardhur keq se kryetari i shtetit, i cili është i thirrur ta respektojë Kushtetutën, nuk e bën këtë, por e shkelë, në anën tjetër Përfaqësuesi Special i mandatuar nga dokumenti gjithëpërfshirës i presidentit Ahtisaari për të siguruar zbatimin e atij dokumenti, vetë nuk e respekton atë", thuhet në një reagim të ORA-s, transmeton KosovaLive.
Kryetarja Teuta Sahatqija, në konferencën javore për gazetarë, gjithashtu kërkoi nga Misioni Evropian për Drejtësi dhe Polici (EULEX) që të funksionalizojë sistemin gjyqësor në veriun e rebeluar të Kosovës.
Ajo i bëri thirrje shefit të këtij misioni, Yves de Kermabon, që të mos përsërisë gabimet e UNMIK-ut. "Mosmenaxhimi i situatës nga ana e UNMIK-ut dhe ish-administratorit të Mitrovicës, ndikoi në krijimin dhe rritjen e hapësirës për ekstremistë", citon KosovaLive Sahatqinë.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.