VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Partia e re çame ka dy deputetë në Kuvend
E Mërkurë, 09.30.2009, 07:57pm (GMT1)

 

     Shpëtim Idrizi

 

Deputeti Shpëtim Idrizi, i cili deri dje ka qenë pjesë e Partisë Socialiste, sot ka shpallur zyrtarisht krijimin e një partie të re, e cila do të quhet "Për Drejtësi për Unitet", PDU.

"Kemi vendosur krjimin dhe shpalljen e një partie të re, me anë të së cilës do të ngjallim shpresat te të gjithë ata që do të ndjekin rrugën tonë", tha mes të tjerash ai.

Sipas tij, PDU nuk është një parti si gjithë të tjerat, por ajo ka si pikë kryesore zgjidhjen e çështjes çame.

 

"Zgjidhja e çështjes çame është mjaft e rëndësishme, pasi është më e madhja e pazgjidhur ende nga autoritetet dhe qeveritë e deritanishme të tranzicionit", tha mes të tjerash gjatë prezantimit të partisë së re, drejtuesi i saj, deputeti Shpëtim Idrizi.

 

"Ne do të bëjmë shumë për unitetin kombëtar dhe kemi krijuar bindjen tonë se përse asnjë nga partitë nuk e ka zgjidhur deri tani çështjen çame", tha më pas ai.

Duke shtuar më pas se programi i partisë "Për Drejtësi për Unitet", PDU, paraqet si pjesë të rëndësishme të programit të saj edhe çështjen e emigracionit, të cilën e ka quajtur me natyrë kombëtare.

 

"Duhet ta promovojmë çështjen çame dhe genocidin e mbetur pa fajtor ndaj popullatës çame", përfundoi fjalën e tij Idrizi, duke theksuar se për këtë do të bashkëpunohet me Greqinë, në kuadrin e parimeve të fqinjësisë së mirë. (http://www.noa.al)

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.