VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - AKR kërkon masa për partitë që filluan fushatën zgjedhore para kohe

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 05:46pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
AKR kërkon masa për partitë që filluan fushatën zgjedhore para kohe
E Premte, 10.02.2009, 09:45am (GMT+1)

 

 

Aleanca Kosova e Re, sot ka shpreh shqetësimin dhe ka kërkuar angazhim institucional të Komisionit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, që të marrë të gjitha masat për shkelje të ligjit për partitë të cilat kanë filluar fushatën elektorale para datës 15 tetor

Shefi i shtabit zgjedhor të AKR-së, Ibrahim Makolli, madje ka ngritur shqetësimin edhe për funksionimin e pavarur të këtij institucioni gjatë mbajtjes së zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve .

"Deri sa të paktën deri me tani ky komision nuk po mund të marr veprime në zbatim të ligjit është vështirë e besueshme se do të jetë funksional gjatë zgjedhjeve", tha Makolli.
Tashmë shumë prej subjekteve politike kanë filluar fushatën zgjedhore, veprim ky i cili paraqet shkelje flagrante të ligjit në fuqi për zgjedhje, andaj AKR-ja, kërkon nga Komisioni Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dënimin e këtyre partive konform ligjit, tha Ibrahim Makolli. Ai po ashtu kërkoi edhe dënimin e krerëve institucionale të cilët po rreshtohen krah partive të tyre me prerjeje të shiritave gjatë inaugurimeve të ndryshme të cilat projekte sipas tij janë arritur më taksat e qytetarëve.

"Në hapje të këtyre punimeve kanë kërkuar votën e qytetarit dhe është keqpërdorim flagrant i parasë publike është abuzim me pushtetin dhe prandaj kërkojmë që verime të tilla të ndalohen", thekson Makolli.

Shefi i shtabit zgjedhor të AKR-së, Ibrahim Makolli, madje ka ngritur shqetësimin edhe për funksionimin e pavarur të Komisionit të Zgjedhor për ankesa dhe parashtresa gjatë fushatës së zgjedhjeve dhe pas tyre.

" Është shumë shqetësuese sepse ky komision në këtë kohë nuk po mund të marrë veprime, merreni me mend se çfarë mund të ndodh në kohën e zgjedhjeve dhe pas tyre. Ky institucion është jo funksional deri ë tash", konstaton Makolli.

Makolli apeloi tek komisioni gjithashtu që të kërkojë llogari edhe për buxhetin e shpenzuar gjatë këtyre fushatave sepse dihet se shpenzimet e fushatës janë 0.50 euro për kokë të votuesit.

Ndryshe, ai nuk bëri të ditur shumën e buxhetit të cilën AKR-ja, do ta shpenzojë gjatë fushatës. (http://www.rtklive.com)

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Partia Socialiste ashpërson qëndrimin politik (10.01.2009)
Partia e re çame ka dy deputetë në Kuvend (09.30.2009)
Berisha do të shpallet Qytetar Nderi i Prizrenit (09.29.2009)
Edi Rama në krye të PS me rreth 90 për qind të votave (09.27.2009)
Mbyllen zyrtarisht votimet për kreun e PS (09.26.2009)
Të ndarë për euron (09.25.2009)
Haradinaj kritikon qeverinë Thaçi (09.25.2009)
Socialistët zgjedhin të shtunën kreun e tyre (09.24.2009)
Grekët largojnë personat që kandiduan për PD (09.23.2009)
KQZ: PSD, PAA, PDS, PDK e PBLD të kthejnë fondet e fushatës (09.22.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]