VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Shtyhet kongresi i partisë shqiptare në pushtet
E Djelë, 10.04.2009, 04:14pm (GMT1)

 

 

Frikë dhe pasiguri në radhët e BDI-së pas skandalit me "Enciklopedinë Maqedonase" që e dridhi jo vetëm opinionin e brendshëm por edhe atë të jashtëm.

Pas paralajmërimeve të herë pas hershme të zyrtarëve të lartë të "integristëve" se gjatë tetorit apo nëntorit të këtij viti do të ketë Kongres të partisë me të cilin BDI do të duhej të bënte reforma të thella brenda saj tanimë një gjë e tillë është lënë anash. Burime të larta në këtë parti bëjnë të ditur se kanë frikë siç thonë vetë ata "t'i hynë kësaj aventure" sepse do të mund të kishte pasoja të paparashikueshme për partinë e Ahmetit.

Madje, bëhet e ditur se edhe pse gjatë dy muajve të kaluar flitej se disa ministra të BDI-së do të shkarkohen një gjë e tillë siç duket s'do të ndodh deri në fund të këtij viti meqë, siç thonë burimet e njëjta kjo do të mund të shkaktonte përplasje dhe përçarje të reja në parti.

Sipas burimeve të larta në këtë parti këto hapa nuk merren nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti meqë i njëjti ka frikë se mund të ballafaqohet me telashe të brendshme në parti, kur edhe më tej mbetet opsioni për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Këto burime bëjnë të ditur se nëse shkohet në kongres, Ahmetit kokëdhembje të madhe do të mund t'i shkaktonin dy nënkryetarët aktual të partisë Teuta Arifi dhe Rafiz Haliti, ku për këtë të dytin dega e BDI-së në Shkup insiston që ai të largohet së bashku me strukturat tjera të vjetra që janë kyçur në fillim të themelimit të partisë.

Nga kjo parti bëjnë të ditur se edhe pas tërheqjes së enciklopedisë nga shitja nga Akademia e Maqedonisë raportet me VMRO-në nuk janë përmirësuar dhe se për këtë flet më së miri takimi mes Ahmetit dhe Gruevskit i cili erdh pas trysnisë së faktorit ndërkombëtar. (http://www.ina-online.net)

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.