VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Delegacion nga Kuvendi i Shqipërisë në ditën e betimit të Barak Obamës
E Hënë, 01.19.2009, 02:35pm (GMT1)

Voal-online - Një sërë personalitetesh shqiptare do të marrin pjesë në ceremoninë që do të zhvillohet nesër në Uashington, ku Barak Obama, do të bëjë betimin si President i 44-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ditën e sotme në drejtim të kryeqytetit amerikan janë nisur, kryeparlamentarja Jozefina Topalli. Ajo udhëton bashkë me një delegacion. Me Topallin do të shkojë dhe kryetarja e grupit parlamentar të PS-së Valentina Leskaj. Të pranishëm gjithashtu do të jetën dhe deputetit Aleksandër Biberaj, kreu i LSI-së, Ilir Meta dhe kreu i G99 Erion Veliaj.Aleksandër Biberaj, do të shkojë në cilësinë e zv/Presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.Në këtë ceremoni, që do të zhvillohet në Uashington, ditën e martë më 20 janar, do të jenë të pranishëm dhe deputetë të tjerë europianë, anëtarë të Asamblesë Parlamentare të KE-së.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.