VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Pacolli kërkon reagim të KQZ për fushatën e parakohshme zgjedhore
E Martë, 10.06.2009, 10:16am (GMT1)

 

Mosndërprerja e fushatës së parakohshme, të cilën Pacolli e quan ilegale, ka detyruar atë që t`i dërgojë një letër kryetares së KQZ-së, Nesrin Lushta, me anë të së cilës kërkohet që të reagohet komform ligjit për zgjedhjet për ata që e shkelin marrëveshjen

Vendosja e billbordeve të disa partive politike nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit para datës 15 tetor, kur zyrtarisht fillon fushata zgjedhore, për kreun e AKR-së është mjaft shqetësues dhe njëherit e dëmshme për partitë tjera.

Ndër të tjera Pacolli tha se "partitë që kanë fuqi ma tepër ia lejojnë vetes që t`i mbushin ekranet, gazetat, billbordet me materialet e tyre propagandistike, e dikush të rrijë duarkryq dhe të presë datën 15. Ne jemi duke u dëmtuar në këtë rast", theksoi z. Pacolli.

Ndryshe, të gjitha partitë politike qenë pajtuar që fushata zgjedhore të zgjasë 30 ditë ndërsa aktivitetet zgjedhore të fillojnë me 15 tetor.

(http://www.rtklive.com)

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.