VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Internacionalja Socialiste mbështet bojkotin e opozitës
E Mërkurë, 10.07.2009, 08:56pm (GMT1)

 

 

Internacionalja Socialiste ka shprehur mbështetjen e saj për qëndrimin e opozitës në lidhje me zgjedhjet e 28 qershorit. Në mbledhjen e Komitetit të Internacionales për Mesdheun  mori pjesë dhe një delegacion i PS i drejtuar nga deputeti Taulant Balla. Balla prezantoi raportin e Partisë Socialiste dhe qëndrimin e saj mbi zgjedhjet e 28 qershorit dhe marrëdhëniet e kushtëzuara me Kuvendin e Shqipërisë.

Me propozim të presidencës së Internacionales, Komiteti vlerësoi se kërkesat e PS duhet të pranohen për parregullsitë që mendohet se kanë pasur zgjedhjet.

Gjithashtu në deklaratën e Barcelonës, organizata e partive socialiste në mbarë botën, ka theksuar angazhimin e përbashkët të partive socialiste dhe socialdemokrate për të luftuar korrupsionin politik që siç theksohet në deklaratë: "shfaq mungesë respekti për financat publike, lirinë e shprehjes dhe interesat e përbashkëta themelore".

Kryeministri i sapozgjedhur i Greqisë, Jorgo Papandreu, është Presidenti i Internacionales Socialiste. (http://www.noa.al)
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.