VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Berisha po Ramës për shumicë socialiste në komisionin parlamentar të hetimit të zgjedhjeve

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 07:35am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 

Berisha po Ramës për shumicë socialiste në komisionin parlamentar të hetimit të zgjedhjeve


E Premte, 10.09.2009, 05:28pm (GMT+1)

 

Kryeministri Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp dhënë mesditën e sotme deklaroi se pranonte opsionin e hedhur nga Edi Rama që Partia Socialiste të ketë shumicën në një komision hetimor parlamentar mbi zgjedhjet e 28 qershorit 2009.

Berisha në këtë mënyrë i ka bërë thirrje Edi Ramës që t'i japë fund bojkotit të Parlamentit dhe të kontribuojë në procesin e liberalizimit të vizave.

Reagimi erdhi pasi mbrëmë, Rama në Top Channel deklaroi se nëse PS-së do t'i jepej shumica në një komision parlamentar për hetimin e zgjedhjeve parlamentare, "që nesër ne shkojmë në Kuvend".

Gjithsesi, Berisha ndonëse e pranoi këtë kërkesë madje tha se përpos saj do t'i japë dhe kreun e komisionit, sqaroi se nuk bëhet fjalë që në atë komision të shtrohet çështja e rinumërimit të fletëve të votimit përmes rihapjes së kutive, duke theksuar se kutitë nuk do të rihapen.

Këtu Berisha i bëri thirrje publike Ramës t'i paraqesë ankesat e tij në Prokurori.

"Prokuroria ka tagrin të marrë të gjitha vendimet e duhura. Rama të gjejë të gjitha argumentet pretekstet t'i paraqesë prokurorisë dhe qoftë ajo e rretheve apo qoftë e Prokuroria e Përgjithshme kanë tagrin e plotë të hetimit të urdhërimit të shqyrtimit të çështjes nëse dalin jashtë sistemit gjyqësor unë e garantoj zotin Rama se kjo është interesi më i keq i çdo qytetari shqiptar i çdo force politike i kujtdo ajo", - u shpreh Berisha.

Kryeministri komentoi dhe protestën e pritshme për nesër të PS së bashku me disa forca të tjera politike dhe tha se opozita ka të drejtën e protestës por sipas tij tashmë Shqipëria ndodhet në një periudhë të rëndësishme duke shqyrtuar procese historike ku nevojitet kontributi i opozitës.

(http://www.noa.al)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Tryeza e të majtës dhe të djathtës ose përpjekja e Ramës për të sfiduar Berishën (10.08.2009)
Edi Rama: Ku ishte PS, kur vidheshin votat e së majtës (10.08.2009)
Internacionalja Socialiste mbështet bojkotin e opozitës (10.07.2009)
Diplomacia me Shkupin dhe Podgoricën (10.06.2009)
Pacolli kërkon reagim të KQZ për fushatën e parakohshme zgjedhore (10.06.2009)
Shtyhet kongresi i partisë shqiptare në pushtet (10.04.2009)
AKR kërkon masa për partitë që filluan fushatën zgjedhore para kohe (10.02.2009)
Partia Socialiste ashpërson qëndrimin politik (10.01.2009)
Partia e re çame ka dy deputetë në Kuvend (09.30.2009)
Berisha do të shpallet Qytetar Nderi i Prizrenit (09.29.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]