VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Berisha, Thaçi, Topi dhe Sejdiu i dërgojnë mesazhe urimi Presidentit Obama

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 01:56am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Berisha, Thaçi, Topi dhe Sejdiu i dërgojnë mesazhe urimi Presidentit Obama
E Enjte, 01.22.2009, 09:20am (GMT+1)

Voal-online - Kryeministri dhe Presidenti i Shqipëris Sali Berisha dhe Bamir Topi, si dhe Kryeministri dhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Fatmir Sejdiu i dërgojnë mesazhe urimi Obamës, ku seicili prej tyre shpreh mirënjohje të lartë ndaj Amerikës si aleate strategjike e shqiptarëve

 

Berisha uron Obamën

 

Tiranë-Kryeministri Sali Berisha i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama, inaugurimin e të cilit një ditë më parë, kreu i qeverisë shqiptare e ka konsideruar një nga ngjarjet më të mëdha të historisë botërore. "Ceremonia e ndërrimit të pushteteve në Capitol Hill është një nga simfonitë më të bukura, më të mahnitshme, më të qytetëruara, por kjo e sotmja ishte më madhështorja, ishte më botërore, sepse sot, së bashku me Presidentin, u inaugurua për në Shtëpinë e Bardhë ëndrra amerikane, premtimi, ndryshimi i madh i vendit të lirisë, ndryshimi i madh i botës.

Inaugurimi i Presidentit Obama, pas një fushate legjendare, përbën një moment epik në historinë e Shteteve të Bashkuara dhe të botës.
Me gjithë zemër i uroj Presidenti të ri të ketë bekimin e Zotit, ai, vendi dhe kombi i tij i madh.

Sytë e mbarë njerëzimit janë të drejtuara tek ai dhe vendi i tij, në një kohë krize, në një kohë që ky vend i madh do të gjenerojë të gjithë forcën, energjinë, shpresën për të nxjerrë ekonominë e madhe amerikane e botërore nga kriza e për ta vendosur atë sërish në shinat e zhvillimit të shpejtë.

Shqipëria ka pasur dhe ka tek SHBA-të aleatin dhe mikun më të çmuar. Nga Shtëpia e Bardhë sot largohet një mik, të cilit ne i mbetemi përjetë mirënjohës. Në Shtëpinë e Bardhë vjen një mik tjetër, me të cilin ne shprehim vendosmërinë tonë për një bashkëpunim të gjithanshëm e të shkëlqyer, në mbrojtje të vlerave të përbashkëta që ndajmë, në ecjen përpara në programet e mëdha të kombit shqiptar."

 

Topi mesazh urimi Presidentit Obama

 

Presidenti shqiptar Bamir Topi i ka derguar nje mesazh urimi homologut amerikan Barack Obama, i cili mori zyrtarisht sot detyren si president i SHBA.

"I nderuar Zoti President, zgjedhja Juaj si President i Shteteve te Bashkuara te Amerikes me jep kenaqesine e vecante qe, ne emer te popullit shqiptar dhe ne emrin tim personal, t'Ju percjell urimet me te mira e me te perzemerta per fitoren Tuaj historike", eshte shprehur Topi ne mesazhin e tij.

Kreu i shtetit ka shprehur bindjen se edhe me administraten e re, dy vendet do te vazhdojne bashkepunimin dhe marredheniet e mira mes tyre.

"Me lejoni, Zoti President qe me kete rast te ritheksoj besimin tim, se niveli i shkelqyer qe ka karakterizuar marredheniet dypaleshe midis Shqiperise dhe SHBA-se, gjate Presidences Suaj do te forcohet dhe zhvillohet me tej, ne dobi te dy popujve tane miq", ka shtuar Topi.

 

Thaçi përgëzoi Presidentin e ri të SHBA- ve

 

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka përgëzuar Presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, me rastin e inaugurimit në postin e Presidentit të 44 të SHBA ve. Në këtë mesazh thuhet: "Zgjedhja Juaj president i SHBA ve, shpalosi para botës kualitetet e qëndrueshme të shoqërisë amerikane, në themelet e së cilës qëndrojnë vlerat e larta të shpirtit amerikan: vlerat e lirisë, patriotizmit, drejtësisë, përgjegjësisë, besimit dhe shpresës. Ceremonia e inaugurimit Tuaj si President i 44 i SHBA ve ishte ngjarje globale dhe frymëzuese për të gjitha kombet, popujt dhe shoqëritë që synojnë ndërtimin e shoqërive të lira, demokratike dhe të zhvilluara. Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithmonë kanë qenë flamurtare të përhapjes dhe mbrojtjes së vlerave të lirisë në përmasa botërore. Idealet e tilla vazhdojnë të personifikohen me emrin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kosova dhe gjithë qytetarët e saj janë krenar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova nuk do ta harrojë asnjëherë kontributin dhe përkrahjen e madhe të Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, Ju shpreh përgëzimet më të sinqerta, me urimin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën udhëheqjen Tuaj, të arrijnë lulëzim më të madh, zhvillim më të hovshëm dhe suksese në ndërtimin e paqes anembanë globit".

 

Sejdiu uron Obamën, falënderon Bushin

 

Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu i ka dërguar mbrëmë një telegram urimi presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, nëpërmjet të cilit i ka shprehur urimet më të përzemërta për zgjedhjen president i 44-të i SHBA-ve.

 

Po ashtu, presidenti Sejdiu i ka dërguar një telegram falënderimi presidentit të deritashëm, George Ë. Bush, të cilin e ka falënderuar në emër të popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës për rolin dhe mbështetjen e tij gjatë tetë vjetëve të fundit si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

"Në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, Ju përgëzoj përzemërsisht për betimin Tuaj si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne ndajmë me Ju dhe popullin amerikan këtë gëzim dhe jemi të bindur se fitorja Juaj është një shembull më shumë i lidershipit të Amerikës, i cili gjatë kohë ishte simbol dhe në mbështetje të demokracisë dhe lirisë njerëzore në tërë botën", thuhet në telegramin e presidentit Sejdiu, dërguar presidentit Obama.

"Mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën në rrugën e saj për liri dhe pavarësi ka qenë e përhershme dhe e pazëvendësueshme. Populli ynë gjithmonë do t'i jetë falënderues vendit dhe popullit Tuaj. Ne do ta kujtojmë me respekt të veçantë dhe do të jemi mirënjohës gjithnjë".

"Derisa vazhdojmë përpjekjet tona për në ndërtuar një Kosovë demokratike në bazë të standardeve më të larta të lirisë dhe demokracisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbesin partneri ynë kryesor strategjik. Unë jam i bindur se nën udhëheqjen Tuaj, mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vazhdojë si gjithmonë", theksohet në telegramin e presidentit Sejdiu dërguar presidentit Obama.

Ndërkaq në telegramin dërguar ish-presidentit Bush, Sejdiu e ka falendëruar atë për për rolin dhe mbështetjen që i ka dhënë Kosovës përgjatë tetë vjetëve të fundit si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. "Populli ynë gjithmonë do t'i jetë falënderues vendit dhe popullit Tuaj. Ne do ta kujtojmë me respekt të veçantë dhe do të jemi mirënjohës përjetë", thuhet ndër të tjera në këtë telegram.

 

 

 



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Delegacion nga Kuvendi i Shqipërisë në ditën e betimit të Barak Obamës (01.19.2009)
AAK-ja paralajmëron padi ndaj Sejdiut, ankesë ndaj Feith ndërsa Ora e quan veprimin e Sejdiut antikushtetues (01.17.2009)
Kanadaja ratifikon Protokollin e Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO (01.15.2009)
Topi dekreton datën e zgjedhjve që do të jetë 28 Qershori (01.15.2009)
Presidenti Topi vendos sot që është edhe afati i fundit për dekretimin ose jo të ligjit të Dosjeve por nëse nuk firmos ligji hyn automatikisht në fuqi (01.14.2009)
Kosova dhe Turqia nënshkruajnë marrëveshjen e heqjes së vizave - Thaçi dhe Babaxhan: Kosova dhe Turqia krahëpërkrah në proceset Euroatlantike (01.13.2009)
Islam Lauka, emri i Ambasadorit të Republikës të Shqipërisë në Prishtinë - Propozimi tek Topi (01.12.2009)
Adem Demaçi: Të hapen dosjet e spiunëve edhe në Kosovë (01.11.2009)
Topi: Ich bin ein Prishtinas - Prishtina shpejt një kryeqytet evropian (01.09.2009)
Thaçi : Nuk do të lejojohet ndarje etnike qoftë në kuptimin qytatar apo territorial (01.08.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]