VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Si Bush edhe Obama mik i madh i shqiptarëve

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 04:02pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Si Bush edhe Obama mik i madh i shqiptarëve
E Hënë, 01.26.2009, 03:41pm (GMT+1)

 

 

Nga Xhon L Uidhers II

 

Z. Rakipi, Z. Kryeministër, Z. Ministër i Jashtëm, Z. Rama, miq të ftuar, kolegë të shquar diplomatë, zonja dhe zotërinj. Një mirëseardhje të veçantë për Drejtorin Bugajski dhe Dr. Fisher për pjesëmarrjen e tyre në simpoziumin tonë sot.

Gjatë periudhës sime shumëmujore në Shqipëri, kam pasur privilegjin të takohem shumë herë me të gjithë zotërinjtë në këtë panel. Jemi takuar me rastin e hapjes së institucioneve të reja, në seminare, në aktivitete publike. Asnjë prej atyre takimeve nuk më ka dhënë aq kënaqësi sa ky i sotmi.

Sot, ashtu si çdo katër vite, festojmë përurimin e një presidenti të ri të Sh.B.A., Presidentit Barak Obama. Është posaçërisht e veçantë sepse për herë të parë në afro 400 vjet, ne festojmë përurimin e një presidenti afro-amerikan. Besoj që këto dy ngjarje, të dyja këto zhvillime parashohin një erë të re në marrëdhëniet botërore dhe në marrëdhëniet Sh.B.A.-Shqipëri.

Si do të jetë kjo erë e re? Kemi më pak se një javë kohë për të dalluar drejtimet që do të ndjekë Presidenti i ri. Por mendoj që disa gjëra të caktuara janë tashmë shumë të qarta. Do të jetë një erë ndryshimi. Do të jetë një erë ndryshimi për drejtimin e vendit tonë. Do të jetë një erë ndryshimi në drejtimin e politikave tona ekonomike. Do të jetë një erë ndryshimi në marrëdhëniet racore brenda Shteteve të Bashkuara dhe jashtë tyre. Por, do të jetë një ndryshim për mirë, ose siç e tha Presidenti Obama, ndryshim tek i cili mund të besojmë. Duke qenë vetë një afro-amerikan, besomëni, unë besoj në ndryshimet që ai ka shpjeguar.

Cilat do të jenë themelet, bazat, parimet e këtij ndryshimi? Më lejoni të citoj vetë Presidentin. Ai tha, "Në kohë krizash, Amerika ka ecur përpara jo thjesht falë aftësive apo vizionit të atyre që e kanë udhëhequr, por sepse ne, populli, kemi mbetur besnikë ndaj idealeve të baballarëve tanë dhe të vërtetë ndaj dokumenteve tona themeltare."

Cilat janë këto ideale, siç i sheh Presidenti? Së pari, është e qartë, besnikëria e tij ndaj Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara. Në besimin e tij, Kushtetuta është ungjilli kombëtar i kombit tonë dhe cilitdo kombi tjetër. Së dyti, mund të shohim që është i vendosur të luftojë korrupsionin në vendin tonë.

Nga dita e parë në detyrë, miratoi rregullore që do të kufizojnë rolin e lobistëve në qeverinë tonë, duke siguruar kështu jo vetëm mbrojtjen ndaj çfarëdo praktike korrupsioni, por edhe ndaj perceptimit të korrupsionit. Së treti, mund të shohim tashmë një përkushtim të thellë ndaj sundimit të ligjit.

Në ditën e dytë në detyrë, Presidenti dekretoi që procedimet e debatueshme gjyqësore në Guantanamo do të marrin fund. Nuk besoj se deshi të thoshte që ato procedura ishin domosdoshmërisht të jashtëligjshme apo kundër sundimit të ligjit, por që, në çdo rast, aty ku ka një perceptim, një përshtypje, një dyshim se sistemi gjyqësor i Shteteve të Bashkuara nuk funksiononte plotësisht, ai do të bënte ndryshime. Edhe ata që dyshohen për kundravajtje, si të burgosurit në Guantanamo, do të kenë ditën e tyre për të dalë në gjykatë dhe një sistem gjyqësor në Shtetet e Bashkuara tek i cili ai ka besim të plotë.

Dhe së fundi, është dashuria e tij e thellë dhe e palëkundur për demokracinë. Është e qartë që demokracia për Presidentin Obama nuk është thjesht një përkushtim ndaj ligjit, por një demonstrim besimi. Dhe pa funksionimin, frymëzimin dhe ushtrimin e demokracisë mes amerikanëve, nuk besoj që Presidenti Obama, një afro-amerikan, do të mund të ishte bërë Presidenti ynë i 44t.

Në fakt, një ndjesi të tillë ai e shprehu shumë më mirë se sa mund ta bëj unë, kur tha, "Ka ardhur koha të riafirmojmë shpirtin tonë të palëkundur, të zgjedhim historinë tonë më të mirë, të çojmë përpara atë dhuratë të çmuar, atë ide fisnike, përcjellë prej brezash, premtimin e dhënë nga Perëndia se të gjithë janë të barabartë, të gjithë janë të lirë, dhe të gjithë meritojnë të kërkojnë nivelin e plotë të lumturisë së tyre.

Zonja dhe zotërinj, ky është një njeri që beson tek demokracia. Ç'do të thotë kjo për rajonin e Ballkanit në përgjithësi dhe për Shqipërinë në veçanti.

Së pari, më lejoni të them: Shqipëria nuk ka pasur mik më të mirë se sa Presidenti Xhorxh U. Bush. Nën drejtimin e tij, marrëdhënia mes vendit tim dhe Shqipërisë arriti majën. Bashkëpunimi mes dy vendeve tona nuk ka qenë kurrë më i mirë. Dhe këtë mund ta shohim në mbështetjen e tij të fortë për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në NATO, një ngjarje që sigurisht shpresojmë dhe presim me kënaqësi të ndodhë në prill të këtij viti.

Kam folur me shumë shqiptarë të grupeve të profesioneve të ndryshme. Dashuria e tyre për Presidentin Bush më prek në zemër. Është një çast krenarie për një amerikan, cilindo amerikan, kur sheh një ngrohtësi dhe respekt të tillë për udhëheqësin e kombit tonë. Dhe, më duhet të them, Z. Kryeministër, marrëdhënia juaj me Presidentin Bush kishte rëndësi me ndikim në përparimin e kësaj miqësie dhe ngrohtësie.

Prandaj, është e natyrshme që pikas pak trishtim tani që Presidenti Bush largohet nga presidenca dhe vazhdon një fazë tjetër të jetës së tij. Por, ju siguroj, siç kam siguruar të gjithë shqiptarët me të cilët kam biseduar, që Presidenti Obama do të jetë një mik i madh i Shqipërisë, sipas traditës së gjatë të presidentëve amerikanë dhe që shkon deri tek Presidenti Uillson. Nuk ka pse të keni kurrfarë dyshimi për këtë.

Politikat tona ndaj këtij rajoni dhe ndaj Shqipërisë do të bazohen mbi shpresat dhe pritshmëritë. Shpresat tona për këtë rajon janë të larta dhe optimiste. Dhe parimet e politikave tona mbeten të paprekura. Nën drejtimin e Presidentit Obama, parashohim një Shqipëri në qendër të një rajoni ballkanik që ka stabilitet dhe paqe. Shohim një Shqipëri që jeton, bashkëpunon dhe ndihmon fqinjin e ri të pavarur Kosovën siç ka bërë për gjithë këto vite. Parashohim me pritshmëri të madhe dhe gëzim të madh përfshirjen e Shqipërisë në aleancën më të fuqishme, pjesë e së cilës ka qenë edhe Amerika, në Aleancën e NATOs në prill. Me pak fjalë, përpara shtrihen ditë të mira për Amerikën dhe Shqipërinë.

Gjithashtu, kemi edhe pritshmëritë e shpalosura nga vetë Presidenti Obama. Dhe këto pritshmëri, thënë thjesht, janë pritshmëritë që Presidenti Obama ka edhe për veten e tij: respekt për kushtetutën, përpjekje të ripërtëritura për të luftuar korrupsionin, dhe, me afrimin e anëtarësimit në NATO, një përkushtim ndaj parimeve e veprimeve demokratike që të jenë mbi çdo dyshim.

Ndërkohë që Shqipëria ecën përpara drejt këtyre synimeve, duhet të dini që Presidenti Obama do të jetë një mik. Siç tha vetë ai, "Pra, të gjithë popujve të tjerë dhe qeverive që na shohin sot, nga kryeqytetet më të mëdha deri në fshatin e vogël ku u lind im atë, duhet të dini që Amerika është një mike e çdo kombi dhe çdo burri, gruaje e fëmije që kërkon një të ardhme në paqe dhe dinjitet, dhe që jemi gati të prijmë përsëri."

-

Ambasadori amerikan Xhon L Uidhers II e ka mbajtur fjalën e mësipërme në një forum të sotëm në Tiranë./Voal-online.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Berisha, Thaçi, Topi dhe Sejdiu i dërgojnë mesazhe urimi Presidentit Obama (01.22.2009)
Delegacion nga Kuvendi i Shqipërisë në ditën e betimit të Barak Obamës (01.19.2009)
AAK-ja paralajmëron padi ndaj Sejdiut, ankesë ndaj Feith ndërsa Ora e quan veprimin e Sejdiut antikushtetues (01.17.2009)
Kanadaja ratifikon Protokollin e Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO (01.15.2009)
Topi dekreton datën e zgjedhjve që do të jetë 28 Qershori (01.15.2009)
Presidenti Topi vendos sot që është edhe afati i fundit për dekretimin ose jo të ligjit të Dosjeve por nëse nuk firmos ligji hyn automatikisht në fuqi (01.14.2009)
Kosova dhe Turqia nënshkruajnë marrëveshjen e heqjes së vizave - Thaçi dhe Babaxhan: Kosova dhe Turqia krahëpërkrah në proceset Euroatlantike (01.13.2009)
Islam Lauka, emri i Ambasadorit të Republikës të Shqipërisë në Prishtinë - Propozimi tek Topi (01.12.2009)
Adem Demaçi: Të hapen dosjet e spiunëve edhe në Kosovë (01.11.2009)
Topi: Ich bin ein Prishtinas - Prishtina shpejt një kryeqytet evropian (01.09.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]