VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Hashim Thaçi: Fytyra e Serbisë në Kosovë është fytyrë e gjenocidit
E Martë, 01.27.2009, 05:49pm (GMT1)

 

Der Standard - Në një intervistë për të përditshmen austriake Der Standard, i pyetur nëse SHBA-ja i ka dhënë mbështetje të mjaftueshme Kosovës, Thaçi ka thënë se "Shqiptarët e Kosovës i janë mirënjohjes Presidentit George W. Bush, Qeverisë dhe popullit amerikan".

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se Prishtina po pret planet e Presidentit amerikan Barack Obama për Ballkanin Perëndimor. Në këtë intervistë, kreu i Qeverisë ka folur erdhe rreth njohjeve ndërkombëtare për shtetin e ri.

 "Ne jemi pjesë e familjes europiane. Ne do të jemi pjesë e Bashkimit Europian dhe NATO-s. Po ashtu, do të ketë edhe më shumë njohje nga shtetet e Konferencës Islamike, por duket që gjërat janë komplikuar pak, më shumë se sa kemi pritur. Premtimet ende janë të vlefshme dhe ne presim që ato të përmbushen", ka thënë Kryeministri Thaçi. Lidhur me shtetet e BE-së që akoma se kanë njohur pavarësinë e Kosovës, Thaçi ka thënë se kjo ka të bëjë me "me problemet e tyre të brendshme", duke shtuar se "këto shtete janë duke pritur një moment më të mirë për të njohur Kosovën".

Kryeministri ka thënë se Prishtina është e gatshme të bisedojë me Beogradin "rreth çështjeve praktike që janë të interesit të ndërsjellë, siç është paraparë me Planin e Presidentit Ahtisaari". Ai ka komentuar edhe rreth të ardhmes së qytetit të Mitrovicës, duke thënë se "integriteti territorial i Kosovës është i pacenueshëm", dhe se "askush nuk mund të prekë sovranitetin e Kosovës".

"Është e vërtetë se Beogradi po vepron në mënyrë shumë negative. Është koha të kuptohet se nuk do të ketë të ardhme europiane nëse pavarësia e një shteti të pavarur kërcënohet", citohet të ketë thënë Kryeministri Thaçi. Kosova kurrë nuk ka qenë serbe. Për Serbinë nuk ka vend në Kosovë për shkak se ka ardhur këtu përmes përdorimit të dhunës.  Ata e patën pushtuar Kosovën dhe kanë kryer gjenocid. Është koha që Serbia të mendojë se çfarë ka bërë dhe t'u kërkojë falje qytetarëve të Kosovës. Fytyra e Serbisë në Kosovë është fytyrë e gjenocidit, as më pak, as më shumë", ka thënë Thaçi.


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.