VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BANKA BOTËRORE - KRIZA MBI KRIMENË MUND TA TKURRË EKONOMINË RUSE

E Mërkurë, 03.26.2014, 05:55pm (GMT1)


Banka Botërore thotë se ekonomia e dobët e Rusisë mund të tkurret së tepërmi këtë vit, në se kriza e Moskës me Perëndimin lidhur me aneksimin rus të Krimesë intensifikohet më tej.
 
Në një raport të ri të publikuar sot, Banka Botërore thotë se ekonomia e Rusisë mund të tkurret me 1,8 për qind në vitin 2014 dhe se investitorët mund të nxjerrin jashtë vendit investime me vlerën e 150 miliardë dollarëve.
 
Huadhënësi ndërkombëtar me qendër në Uashington thotë se "problemi i vazhdueshëm i besueshmërisë" për ekonominë ruse tani është shndërruar në një "krizë besimi", e cila i ka ekspozuar qartë dobësitë e ekonomisë ruse.
 
Banka Botërore thotë se "rrisku politik do të jetë i spiktaur" në afat të shkurtër, pas sanskioneve të para ekonomike të vendosura nga SHBA dhe BE ndaj ligjvënësve dhe këshilltarëve rusë me lidhje me presidentin Putin.
 
Perëndimi ka kërcënuar vendosjen e sanksioneve më të ashpëra, në se Rusia vazhdon përparimin në rajone të tjera të Ukrainës, pasi mori kontrollin e gadishullit të Krimesë, me pretendimin se ai është pjesë e Rusisë. (za)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.