VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LAVROV DHE KERRY FLASIN PËR UKRAINËN

E Shtunë, 03.29.2014, 03:17pm (GMT1)


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, kanë diskutuar përmes telefonit për krizën në Ukrainë.

Ministria e Jashtme ruse ka thënë se thirrja e sotme është iniciuar nga Shtetet e Bashkuara.

Detaje nga biseda nuk janë dhënë.

Më herët, Lavrov ka thënë Rusia nuk ka as qëllim, as interes që të urdhërojë forcat e saj për të kaluar kufirin me Ukrainën.

Komentet e tij janë bërë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka kërkuar nga presidentit rus, Vladimir Putin, që të tërheqë trupat ruse nga kufiri me Ukrainën. (rel)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.