VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SCHAEUBLE - KRIMEJA ËSHTË E NGJASHME ME AGRESIONIN NAZIST MË 1938

E Martë, 04.01.2014, 07:13am (GMT1)


Ministri i financave i Gjermanisë, Wolfgang Schaeuble, thotë se okupimi i Krimesë nga ana e Rusisë, mund të krahasohet me agresionin nazist në vitin 1938, që ka çuar në aneksimin e rajoneve gjermanishtfolëse në Çekosllovakinë e atëhershme.
 
Pasi sot ishte raportuar për këto komente, një zëdhënës i zotit Schaeube është përpjekur të qartësoj duke theksuar se ministri nuk e kishte krahasuar Rusinë e sotme me Rajhun e Tretë të Adolf Hitlerit.
 
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, poashtu, e ka distancuar vetveten nga këto komente, duke thënë se i vije keq për aneksimin e Krimesë si rast unik dhe shkelje e së drejtës ndërkombëtare.
 
Ministri Schaeuble, në komentet e veta, tha se dëshira e presidentit, Vladimir Putin,  për t'i mbrojtur rusët dhe rusishtfolësit në Krime, ishte e ngjashme me mënyrën se si Hitleri e kishte arsyetuar agresionin e Rajhut të Tretë në Sudetenland.
 
Më herët këtë muaj, ish-sekretarja amrikane e shtetit, Hillary Clinton, i pat krahasuar hapat e Putinit në Ukrainë me aksionet e Hitlerit. rel
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.