VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - TURQI - ANKARAJA KUNDËRSHTON ANKESAT RUSE MBI PRANINË E LUFTANIJEVE AMERIKANE NË DETIN E ZI

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 05:22pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
TURQI - ANKARAJA KUNDËRSHTON ANKESAT RUSE MBI PRANINË E LUFTANIJEVE AMERIKANE NË DETIN E ZI

E Shtunë, 04.12.2014, 06:23pm (GMT+1)



Luftanije amerikane në një port turk

ANKARA, 12 prill /ATSH-AFP/ Turqia hodhi poshtë sot deklaratat e Rusisë që sipas saj ka shkelur një traktat mbi praninë e anijeve luftarake amerikane në Detin e Zi, në një çast tensioni mes Moskës dhe Uashingtonit.
"E shoihim me vëmendje çështjen që Federata Ruse vendos me insistim si rend dite çështjen e aplikimit të një traktati të Montreux-së", deklaroi Ministria turke e Punëve të Jashtme në një komunikatë.
Sipas këtij traktati, luftanijet e vendeve që nuk kanë dalje në Detin e Zi nuk mund të qëndrojnë më shumë se 21 ditë në këto ujëra.
Moska është e shqetësuar nga prania e anijeve të NATO-së që, sipas saj, shkelin Konventën e Montreux-së të vitit 1936.
Shefi rus i diplomacisë, Sergei Lavrov, u ankua javën e kaluar se anijet amerikane kanë kaluar shpesh herë limitin e 21 ditëve duke nënvizuar se Turqia është gardiane e ngushticës.
Media ruse ka publikuar se luftanija "USS Taylor" kishte tejkaluar qëndrimin në Detin e Zi, nën pretekstin se po riparohej në portin turk të Samsunit.
Sipas agjencisë "Itar-Tass", një luftanije tjetër, destrojeri "Uss Truxtun", qëndroi në portet rumune dhe bullgare për manovra muajin e kaluar.
Ankaraja deklaroi sot se nuk kishte asnjë shkelje të traktatit në këto dy raste dhe ka thërritur një diplomat rus për t'i paraqituar ankesën e saj./
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
UKRAINA, EVROPA DHE GAZI NATYROR (04.12.2014)
50 VJETORI I NËNSHKRIMIT TË LIGJIT PËR TË DREJTAT CIVILE (04.11.2014)
NDËRLIKIME PËR AMBICIET RUSE NË UKRAINË (04.09.2014)
Foreign Policy- LUFTA PO VJEN (04.07.2014)
HONG KONG - VIZITORËT NGA KINA SHKAKTOJNË REAGIME (04.07.2014)
ZGJEDHJET AFGANE SUKSES - REZULTATI I PAQARTË (04.07.2014)
PAKISTANI ZOTOHET TË MBËSHTESË PROCESIN ZGJEDHOR NË AFGANISTAN (04.05.2014)
PRAKTIKAT SOVJETIKE NË RUSINË MODERNE (04.03.2014)
SEKRETARI KERRY ANULON TAKIMIN ME PRESIDENTIN ABBAS (04.02.2014)
UKRAINA DO TË ZHVILLOJË STËRVITJE TË PËRBASHKËTA ME NATO-n (04.02.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]