VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TURQI - ANKARAJA KUNDËRSHTON ANKESAT RUSE MBI PRANINË E LUFTANIJEVE AMERIKANE NË DETIN E ZI

E Shtunë, 04.12.2014, 06:23pm (GMT1)



Luftanije amerikane në një port turk

ANKARA, 12 prill /ATSH-AFP/ Turqia hodhi poshtë sot deklaratat e Rusisë që sipas saj ka shkelur një traktat mbi praninë e anijeve luftarake amerikane në Detin e Zi, në një çast tensioni mes Moskës dhe Uashingtonit.
"E shoihim me vëmendje çështjen që Federata Ruse vendos me insistim si rend dite çështjen e aplikimit të një traktati të Montreux-së", deklaroi Ministria turke e Punëve të Jashtme në një komunikatë.
Sipas këtij traktati, luftanijet e vendeve që nuk kanë dalje në Detin e Zi nuk mund të qëndrojnë më shumë se 21 ditë në këto ujëra.
Moska është e shqetësuar nga prania e anijeve të NATO-së që, sipas saj, shkelin Konventën e Montreux-së të vitit 1936.
Shefi rus i diplomacisë, Sergei Lavrov, u ankua javën e kaluar se anijet amerikane kanë kaluar shpesh herë limitin e 21 ditëve duke nënvizuar se Turqia është gardiane e ngushticës.
Media ruse ka publikuar se luftanija "USS Taylor" kishte tejkaluar qëndrimin në Detin e Zi, nën pretekstin se po riparohej në portin turk të Samsunit.
Sipas agjencisë "Itar-Tass", një luftanije tjetër, destrojeri "Uss Truxtun", qëndroi në portet rumune dhe bullgare për manovra muajin e kaluar.
Ankaraja deklaroi sot se nuk kishte asnjë shkelje të traktatit në këto dy raste dhe ka thërritur një diplomat rus për t'i paraqituar ankesën e saj./
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.