VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

HUNGARI - ORBAN I MBAJTI DY TË TRETAT E VENDEVE NË PARLAMENT

E Djelë, 04.13.2014, 10:16am (GMT1)


Partia e kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, Fidesz, e ka mbajtur shumicën prej dy të tretave në parlament, që i mundëson bërjen eventuale të ndryshimeve kushtetuese.
 
Zyra Kombëtare e Zgjedhjeve, mbrëmë në faqen e saj në Internet, i ka shpallur rezultatet e votimeve për zgjedhjet parlamentare në Hungari, që u mbajtën fundjavën e kaluar. Sipas të dhënave shihet se pas 99.9% të votave të numëruara, Fidesz ka fituar 133 prej gjithsej 199 vendeve në parlament, që paraqet dy të tretat.
 
Aleanca e majtë socialiste i ka fituar 38, ndërsa partia e së djathtës ekstreme , Jobbik, i ka fituar 23 ulëse. Ulëset e mbetura u kanë takuar kandidatëve të tjerë.
 
Kritikët e kanë akuzuar partinë Fidesz se e ka kufizuar lirinë e mediave dhe balancet demokratike të kontrollit.
 
Por, kjo parti i ka hedhur poshtë këto akuza. rel

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.