VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PROTESTË KUNDËR MEDIAS SHTETËRORE NË RUSI

E Hënë, 04.14.2014, 06:50am (GMT1)


Më shumë se 10 mijë vetë dolën në Moskë për një tubim anti-Kremlinit për të denoncuar mbulimin nga media shtetërore, sidomos të krizës në Ukrainën fqinje. Në promovimin e linjës së Kremlinit, televizioni shtetëror e ka portretizuar qeverinë e re pro-perëndimore në Ukrainë si një "juntë fashiste" nën kontrollin e qeverisë amerikane dhe e vendosur për të shtypur rusishtfolësit  në Ukrainën lindore. Programet në media kanë marrë një ton të ashpër anti-amerikan. Disa nga pjesëmarrësit në demonstratën e së dielës, e quajtën atë një "marshim për të vërtetën" dhe mbanin flamuj ukrainas në ngjyrat blu dhe të verdhë. (za)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.