VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
RUSIA NËN KRITIKA TË FORTA NË KËSHILLIN E SIGURIMIT E Hënë, 04.14.2014, 06:58am (GMT1) Rusia u bë objekt kritikash të forta nga fuqitë botërore në një takim emergjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dje, ndërkohë që u ndezën përleshjet vdekjeprurëse mes separatistëve pro-rusë dhe përkrahësve pro-qeverisë në Ukranën lindore. Ambasadorja amerikane në OKB Samantha dhe ambasadori Mark Lyall Grant e akuzuan Rusinë për orkestrimin e dhunës. Zonja Power tha se paqëndrueshmëria në Ukrainë ishte "plotësisht e nxitur nga elementë të caktuar". Ambasadorja tha se trazirat ishin të inskenuara nga Rusia. Zoti Grant i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të paralajmërojë Rusinë të mos acarojë më tej situatën. Rusia, e cila kërkoi zhvillimin e takimit, i hodhi poshtë akuzat. Ambasadori rus Vitali Çurkin i bëri thirrje Këshillit t'i kërkojë Kievit të ndalë përdorimin e forcës kundër popullatës së Ukrainës lindore. Separatistët pro-rusë u përleshën me përkrahës pro-qeveritarë dje në Ukrainën lindore, ndërkohë që afron afati që u është dhënë separatistëve për të dorëzuar armët. za www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |