E Premte, 03.29.2024, 05:52am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
PUTINI KA MË SHUMË ADMIRUES SESA MENDON PERËNDIMI
Nga TIMOTHY GARTON ASH

E Premte, 04.18.2014, 11:13am (GMT+1)



Kriza në Ukrainë është një test psikologjik jo vetëm për individët, por edhe për shtetet, shkruan Guardian.

Sipas gazetës, ajo zbulon se Vladimir Putini ka më shumë admirues në botë sesa mund të imagjonohet për dikë që përdor kombinimin neo-sovjetik të dhunës dhe gënjeshtrës, për të copëtuar një shtet fqinj sovran.

Kur thuhet admirues, nuk bëhet fjalë vetëm për qeveritë e Venezuelës dhe Sirisë, dy nga mbështetëset më të zëshme të tij. I fuqishmi i Rusisë ka mbështetje të heshtur edhe prej disa fuqive të rëndësishme në zhvillim, si Kina dhe India.

Në lidhje me Kinën, Guardian shtron pyetjen se si një vend, i cili mbron vazhdimisht parimin e respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të shteteve ekzsistuese dhe i cili ka disa skenarë të mundshëm të Krimesë, si Tibeti dhe Ksinjiangu, nuk ndjehet i shqetësuar me Rusinë, e cila thjesht rrëmben një pjesë të shtetit fqinj?

Gazeta thotë se, përveç politikës, këtu ka edhe një komponent emocional. Udhëheqësit kinezë si Xi Jinping, që janë rritur nën Mao Zedongun, pëlqejnë ende idenë që një udhëheqës tjetër joperëndimor të ngrihet mbi Perëndimin kapitalist dhe imperialist.

"Xi e pëlqen Rusinë e Putinit", ka thënë një vëzhgues i mirinformuar, citon Guardian. Por, sipas kësaj gazete, komentet e mediave në Kinë janë bërë më të matura prejse Putini është zhvendosur nga Krimeja drejt Ukrainës lindore.

Gazeta nacionaliste e Kinës Global Times, e cila muajin e kaluar ka shkruar për "rikthimin e Krimesë në Rusi", tani paralajmëron se "rajoni lindor i Ukrainës është ndryshe nga Krimeja; shkëputja e rajonit nga Ukraina godet drejtpërdrejt integritetin territorial, të garantuar me ligjin ndërkombëtar".

Megjithatë, ky shqetësim nuk ka ftohur mikpritjen për ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, të martën në Pekin. Presidenti Xi ka thënë se marrëdhëniet midis Kinës dhe Rusisë "janë më të mirat" dhe "kanë luajtur një rol të pazëvendësueshëm në ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në botë".

Dhe, nuk është vetëm Kina. Me suksesin eventual të kandidatit për kryeministër të Indisë, Narendra Modi, indianët liberalë kanë frikë se demokracia më e madhe në botë mund të marrë versionin e vet të Putinizmit. Në çdo rast, India, deri më tash, ka mbajtur anën e Rusisë dhe jo të Perëndimit, në lidhje me Ukrainën.

Muajin e kaluar, Putini ka falënderuar Indinë për qëndrimin e saj "të përmbajtur dhe objektiv" për Krimenë, shkruan gazeta Guardian.

Sipas saj, një revistë satirike indiane ka shkruar se Putini është punësuar si "këshilltar strategjik për Indinë", për t'i dhënë fund njëherë e përgjithmonë çështjes së Kashmirit. Përndryshe, India merr edhe një sasi të madhe armësh nga Rusia.

Sipas Guardian, janë edhe dy shtete të tjera, Brazili dhe Afrika Jugore, që kanë abstenuar në votimin e rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila kritikonte referendumin në Krime.

Dy vendet kanë shprehur po ashtu shqetësim kur ministri i Jashtëm i Australisë ka sugjeruar se Putini mund të pengohet nga pjesëmarrja në një samit të G20-ës në nëntor.

Në një kuptim më të gjerë gjeopolitik, duhet pasur parasysh këtë: sa më shumë që të futemi në shekullin 21, do të kemi më shumë Ukraina, shkruan gazeta Guradian. rel
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GJENEVË - ARRIHET MARRËVESHJE PËR KRIZËN NË UKRAINË (04.18.2014)
SOT NË GJENEVË NISIN BISEDIMET RRETH KRIZËS NË UKRAINË (04.17.2014)
MOSMARRËVESHJE MES KRYEMINISTRIT DHE GJYKATËS KUSHTETUESE TURKE (04.17.2014)
MOLDAVIA PËRGËNJESHTRON TË PAVËRTETAT RRETH TRANSDNIESTRIT (04.16.2014)
FRANCA KËRKON HETIMIN E KRIMEVE TË LUFTËS NË SIRI (04.16.2014)
RUSIA NËN KRITIKA TË FORTA NË KËSHILLIN E SIGURIMIT (04.14.2014)
PROTESTË KUNDËR MEDIAS SHTETËRORE NË RUSI (04.14.2014)
HUNGARI - ORBAN I MBAJTI DY TË TRETAT E VENDEVE NË PARLAMENT (04.13.2014)
TURQI - ANKARAJA KUNDËRSHTON ANKESAT RUSE MBI PRANINË E LUFTANIJEVE AMERIKANE NË DETIN E ZI (04.12.2014)
UKRAINA, EVROPA DHE GAZI NATYROR (04.12.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lart�]