VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MOLDAVI - INTEGRIMI EVROPIAN PRIORITET ABSOLUT

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 09:02am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
MOLDAVI - INTEGRIMI EVROPIAN PRIORITET ABSOLUT

E Hënë, 04.21.2014, 08:37am (GMT+1)


Ministrja e Jashtme e Moldavisë, Natalia Gherman, thotë se vendi i saj me shumë kujdes i ndjek zhvillimet në Ukrainë, për shkak të situatës në rajonin Transdniestri në Moldavi, që është i banuar me popullatë shumicë etnike ruse.
 
Në këtë kuadër, shtrohet pyetja se si i komenton ajo fjalët e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, këtë javë, gjatë një seance të pyetjeve e përgjigjeve në Moskë, se "është vetëm demonstrim i demokracisë për ta lejuar popullin e Transdniestrisë të veprojë ashtu siç dëshiron".
 
"Ne duhet të theksojmë në kontekst të njëjtë, kërkesën aktuale të Sovjetit Suprem në Tiraspol drejtuar federatës Ruse, për t'i shqyrtuar rezultatet e referendumit të mbajtur në vitin 2006 dhe eventualisht ajo të çojë në bashkim me Federatën Ruse në njëfarë mënyre", thotë ministrja e Jashtme e Moldavisë, Natalia Gherman.
 
Ajo thekson se do të dëshironte të shihte një reagim të qartë rus lidhur me këtë kërkesë, që është paraqitur para disa ditësh.
 
Sipas saj, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka përsëritur se "Federata Ruse e respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Moldavisë dhe e sheh zgjidhjen e konfliktit të Transdniestrisë" brenda formatit ekzistues "5+2", që do të thotë se në këto bisedime marrin pjesë përfaqësues të Transdniestrisë, Moldavisë, Ukrainës, Rusisë dhe OSBE-së, ndërsa ky proces mbikëqyret nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
 
Ministrja Gherman thotë se "do të dëshironim të shihnim se si do të duket reagimi zyrtar në këtë rast të veçantë aktual".
 
Ajo thekson se Moldavia i ka ndjekur me kujdes ato që i ka thënë Vladimir Putini më 17 prill në konferencën për shtyp, lidhur me zgjidhjen e konfliktit me Transdniestrinë dhe shprehjen e vullnetit të popullit".
 
Për këtë, ajo shpresonte se do të diskutohej në ndonjë takim të shpejtë të formatit "5+2", por ai "për fat të keq" ishte shtyrë herën e fundit "me kërkesë të palës së Transdniestrisë".
 
Tash po planifikohet një takim për muajin maj të këtij viti.
 
Rrjedhimisht, shtrohet pyetja se si ndihet Moldavia lidhur me pozicionin e Ukrainës, a i pranon Kishinevi  argumentet e Ukrainës lidhur me mënyrën se si ishin përdorur mediat ruse në Ukrainë dhe a ka shqetësime për gjëra të ngjashme në Moldavi?
 
"Prej verës së vitit 2013 ne kemi vërejtur një aktivitet të pazakonshëm të mediave në gjuhën ruse në Republikën e Moldavisë, duke promovuar integrim alternativ për Republikën e Moldavisë, në Bashkimin Doganor, që udhëhiqet nga Moska. Nga ana tjetër, ne po angazhohemi për integrim evropian, si një prioritet absolut i politikës së jashtme dhe të brendshme", thekson Natalia Gherman.
 
Më tutje ajo konsideron se Moldavia ishte gjetur papritmas në kushtet e një fushate të gjerë informative.
 
"Ne i vlerësuam burimet dhe duket se ajo që bënim në atë kohë në emër të qeverisë - duke i shpjeguar përfitimet dhe elementet e shkallëve të integrimit evropian, nuk ishte e mjaftueshme sa duhet për ta kundërbalancuar mesazhin që vinte nga pala ruse, por kjo ishte, po ashtu, një thirrje për zgjim", thotë Natalia Gherman, ministre e Jashtme e Moldavisë. (rel)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ROLI I KLERIT NË KRIZËN AKTUALE NË UKRAINË (04.20.2014)
KLERI RUS DHE UKRAINAS DËNOJNË 'KOMPLOTET' (04.20.2014)
GUNTHER KRICHBAUM - RUSIA DUHET TA SHUAJË TANI ZJARRIN (Intervistë) (04.19.2014)
PUTINI KA MË SHUMË ADMIRUES SESA MENDON PERËNDIMINga TIMOTHY GARTON ASH (04.18.2014)
GJENEVË - ARRIHET MARRËVESHJE PËR KRIZËN NË UKRAINË (04.18.2014)
SOT NË GJENEVË NISIN BISEDIMET RRETH KRIZËS NË UKRAINË (04.17.2014)
MOSMARRËVESHJE MES KRYEMINISTRIT DHE GJYKATËS KUSHTETUESE TURKE (04.17.2014)
MOLDAVIA PËRGËNJESHTRON TË PAVËRTETAT RRETH TRANSDNIESTRIT (04.16.2014)
FRANCA KËRKON HETIMIN E KRIMEVE TË LUFTËS NË SIRI (04.16.2014)
RUSIA NËN KRITIKA TË FORTA NË KËSHILLIN E SIGURIMIT (04.14.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]