VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NDIKIMI I RASTIT TË UKRAINËS NË MOSMARRËVESHJET NË AZI

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 12:04pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
NDIKIMI I RASTIT TË UKRAINËS NË MOSMARRËVESHJET NË AZI

E Martë, 04.22.2014, 07:23am (GMT+1)


Udhëtimi i Presidentit amerikan Barack Obama në Azi këtë javë vjen ndërkohë që shqetësimet për ambiciet territoriale të Pekinit po rriten në rajon. Këto shqetësime janë ndërlikuar më tej nga veprimet e fundit të Rusisë në Ukrainë dhe mundësia që strategët kinezë të mund të jenë duke e parë rastin e Krimesë si shembull për mosmarrëveshjet territorial me fqinjët.
 
Në pamje të parë mund të duket sikur Ukraina nuk ka lidhje me ngjarjet në një nga rajonet më dinamike të botës dhe një nga qendrat e ekonomisë globale, por është e qartë se zyrtarët amerikanë mendojnë ndryshe.  

Duke folur në një konferencë sigurie në Indonezi muajin e kaluar, Admiral Harry Harris, komandant i Flotës së Amerikane të Paqësorit tha se ishte e nevojshme që të gjitha vendet e rajonit të shmangin një situatë si ajo e Krimesë në Paqësor.

Në fillim të Prillit, Daniel Russel, ndihmës sekretar i shtetit për çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit, u tha ligjvënësve amerikanë se sanksionet amerikane dhe evropiane ndaj Rusisë duhet të kenë një efekt frenues ndaj gjithkujt në Kinë që mund të mendojë ta përdorë Krimenë si model.    

Ai tha gjithashtu se sanksionet ushtrojnë presion ndaj Kinës për të treguar se është e angazhuar për një zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve në rajon.
 
Gjatë dy viteve të fundit, Kina ka ushtruar gjithnjë e më shumë presion ndaj Japonisë në një mosmarrëveshje për ishujt e Detit të Kinës Lindore, duke dërguar patrulla të rojës bregdetare dhe avionë pa pilot për të mbështetur pretendimet e saj. Në fund të vitit të kaluar, Kina shpalli në mënyrë të njëanshme një zonë identifikimi për mbrojtje ajrore, ku përfshihen ishujt.

Jean-Pierre Cabestan, një profesor i shkencave politike në Universitetin Baptist të Hong Kongut thotë se është e qartë se Pekini është i prirur që të përpiqet të ndryshojë status-quo-në. Por ai shton se ka një ndryshim të madh mes mosmarrëveshjeve të Kinës në Azi dhe asaj që ndodhi në gadishullin e Krimesë.
 
"Para së gjithash, Japonia është një aleate e Shteteve të Bashkuara, ka një traktat për sigurinë mes Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara, sipas së cilës Shtetet e Bashkuara janë të detyruara të ndëryjnë. Kina e ka të qartë këtë, sidomos tani sepse administrata e Presidentit Obama i ka dërguar sinjale të qarta Kinës se Shtetet e Bashkuara do të përfshihet nëse ka një konflikt të armatosur përreth Senkakusit".  
 
Megjithatë  profesori Cabestan thotë se është e vështirë të parashikohet nëse Kina në fund të fundit do ta përdorë si model atë që bëri Rusia në Krime.


Përsa i takon mosmarrëveshjes për ishujt e pabanuar në Detin e Kinës Lindore të njohur si Senkakus në Japoni dhe ishujt Diaoyu islands në Kinë, alternativat e Pekinit janë të kufizuara.

Japonia i kontrollon ishujt dhe përpjekjet e aktivistëve kinezë edhe thjesht për të shkuar në në territorin e tyre, nuk kanë zgjatur shumë.

Xie Tao, një ekspert i shkencave politike në Universitetin e Pekinit për Studimet e huaja thotë se nëse qeveria kineze do të mbështeste ndonjë përpjekje nga peshkatarët apo të tjerë për të zbarkuar në ishuj për një periudhë kohe dhe pastaj të shpallnin sovranitetin e territorit, kjo lëvizje do të dështonte.
 
"Gjithkush e di se ishujt nuk janë të përshtatshme për banim nga njerëzit për një kohë të gjatë dhe nëse ndërmerret një hap i tillë, do të ishte një kurth i qeverisë kineze që thjesht do të shkaktonte kritika ndërkombëtare dhe dënim ndërkombëtar".
 
Shtetet e Bashkuara thonë se nuk mbështesin asnjë nga palët, qoftë në Detin e Kinës Lindore ose atë të Kinës Jugore. Por përpjekjet e Uashingtonit për të ribalancuar pozicionin e saj në rajon, duke konsoliduar lidhjet diplomatike, ekonomike, politike dhe të sigurisë kanë ngjallur shqetësimin e Kinës.
 
Disa në rajon e shohin këtë si një përpjekje për të frenuar Pekinin dhe argumentojnë se veprimet e Uashingtonit po forcojnë pozitat e aleatëve të tij në rajon për të shtuar tensionet.
 
Disa ditë para se Presidenti Obama të ndërmarrë udhëtimin e tij, Japonia deklaroi një vendim për të zgjeruar praninë ushtarake, duke dislokuar trupa dhe një radar në një ishull pranë zonës së debatueshme në Detin e Kinës Lindore.  
 
Kina thotë se po përpiqet t'i zgjidhë paqësisht mosmarrëveshjet në rajon dhe ka akuzuar Japoninë se po i ekzagjeron kërcënimet rajonale për të justifikuar shtrirjen e saj ushtarake.
 
Japonia do të jetë ndalesa e parë  e turneut të Presidentit Obama, ku përfshihen edhe vizita në Korenë e Jugut, Filipine dhe Malajzi.
 
Analisti Xie Tao thotë se Pekini do të ndjekë me kujdes veprimet e zotit Obama për t'u dhënë garanci aleatëve në rajon.

"Shpresoj që ai të bëjë diçka për të zbutur dyshimet e Kinës duke treguar që vizita e tij  nuk ka për qëllim frenimin e Kinës".
 
Një provë kyce në këtë drejtim do të jetë vizita e zotit Obama në Malajzi, e para e një presidenti amerikan prej afro pesë dekadash. Kjo vizitë vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes Kuala Lumpurit dhe Pekinit, janë jashtëzakonisht delikate, pas zhdukjes së avionit malajazian MH370.
za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Zëri i Amerikës - DREJT NJË LUFTE TJETËR TË FTOHTË? (04.21.2014)
MOLDAVI - INTEGRIMI EVROPIAN PRIORITET ABSOLUT (04.21.2014)
ROLI I KLERIT NË KRIZËN AKTUALE NË UKRAINË (04.20.2014)
KLERI RUS DHE UKRAINAS DËNOJNË 'KOMPLOTET' (04.20.2014)
GUNTHER KRICHBAUM - RUSIA DUHET TA SHUAJË TANI ZJARRIN (Intervistë) (04.19.2014)
PUTINI KA MË SHUMË ADMIRUES SESA MENDON PERËNDIMINga TIMOTHY GARTON ASH (04.18.2014)
GJENEVË - ARRIHET MARRËVESHJE PËR KRIZËN NË UKRAINË (04.18.2014)
SOT NË GJENEVË NISIN BISEDIMET RRETH KRIZËS NË UKRAINË (04.17.2014)
MOSMARRËVESHJE MES KRYEMINISTRIT DHE GJYKATËS KUSHTETUESE TURKE (04.17.2014)
MOLDAVIA PËRGËNJESHTRON TË PAVËRTETAT RRETH TRANSDNIESTRIT (04.16.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]