VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

51% E RUSËVE THONË SE NDIKIMI I LENINIT ËSHTË POZITIV

E Mërkurë, 04.23.2014, 10:04am (GMT1)


Një sondazh i publikuar në Rusi, tregon se 51 për qind e të anketuarve e shohin krejtësisht pozitiv, ndikimin që ka pasur udhëheqësi bolshevik Vladimir Lenin, në historinë ruse.

Sondazhi është organizuar më 22 prill, në përvjetorin e 144 të lindjes së Leninit.

Vlerësimi pozitiv për Leninin është rritur në vazhdimësi që nga viti 2006, kur vetëm 29 për qind e rusëve, e kishin vlerësuar si pozitiv ndikimin e Leninit.

Sondazhi i tashëm, tregon se 26 për qind e të anketuarve rusë, e shohin ndikimin e Leninit si "krejtësisht negativ" ose "kryesisht negativ". rel

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.