VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AMNESTY INTERNATIONAL - POLITIKAT E BASHKIMIT EVROPIAN RREZIKOJNË EMIGRANTËT

E Enjte, 07.10.2014, 10:42am (GMT1)



Përpjekjet e Bashkimit Evropian për t'i mbyllur kufijtë e Evropës për emigrantët ilegalë, poashtu e ka ndalur qasjen e refugjatëve të zonave në konflikt, duke e vënë në rrezik jetën e tyre, thotë organizata për të drejtat e njeritu, Amnesty International.

"Efektiviteti i masave të BE-së për ta ndalur rrjedhën e imigrantëve ilegalë, është, në rastin më të mirë, nën pikëpyetje", tha John Dalhuisen nga Amensty International, me rastin e publikit të raportit "Çmimi njerëzor i kalasë evropiane".

"Njëherësh, çmimi në jetët njerëzore dhe vuajtja është e pallogaritshme dhe paguhet nga disa nga njerëzi më të ndjeshëm në botë", thotë Dalhuisen.

Të detyruar që të marrin rrugë të rrezikshme, qindra vetë vdesin çdo vit duke u përpjekur të arrijnë në Evropë. Një rast i këtill ndodhi edhe vitin e kaluar kur 400 vetë e humbën jetën në ishullin italian Lampedusa, raporton AFP nga Brukseli.

"Përgjegjësia për vdekjet e atyre që përpiqen të arrijnë në Evropë është përgjegjësi kolektive", tha Dalhuisen.rel
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.