VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

JUNCKER KONFIRMOHET SI PRESIDENT I KE-së

E Martë, 07.15.2014, 02:50pm (GMT1)



Jean-Claude Juncker është konfirmuar si president i ardhshëm i Komisionit Evropian nga Parlamenti Evropian.

Ish-kryeministri i Luksemburgut është emëruar nga krerët e qeverive të BE-së muajin e kaluar, pavarësisht kundërshtimeve të Britanisë dhe Hungarisë.

Në seancën e sotme të PE-së, ai megjithatë ka gëzuar mbështetje nga dy fraksionet më të mëdha Partia Popullore Evropiane dhe Social-Demokratët.

Liderët e BE-së do të mblidhen të mërkurën në Bruksel për të nominuar shefin e ardhshëm të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian dhe ndoshta presidentin e ardhshëm të Këshillit të BE-së.

 
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.