VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

OBAMA, MERKEL - BISEDË PËR BASHKËPUNIM NË FUSHË TË INTELIGJENCËS

E Mërkurë, 07.16.2014, 04:09pm (GMT1)


Obama dhe Merkel (majtas) gjatë një takimi të mëparshëm



Presidenti amerikan, Barack Obama, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, kanë biseduar lidhur me bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

Në një kumtesë të mbrëmshme, Shtëpia e Bardhë, tha se "presidenti dhe kancelarja... kanë këmbyer pikëpamje në bashkëpunimin amerikano-gjerman në inteligjencë, ndërsa presidenti ka thënë se ai mbetet në komunikim të afërt për mënyrat e përmirësimit të bashkëpunimit për lëvizje përpara".

Ky është diskutimi i parë ndërmjet dy liderëve, prej se Gjermania e dëboi shefin e një stacioni të agjencisë CIA në Berlin, në shenjë të reagimit ndaj informacioneve se dy gjermanë kanë spiunuar për Shtetet e Bashkuara.

Vitin e kaluar, ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden, ka zbuluar se Agjencia Kombëtare e Sigurisë, i ka përgjuar bisedat telefonike të kancelares Merkel. Ky zbulim ka shkaktuar tmerr në Gjermani.rel
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.