VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - UKRAINË - STUHI ZEMËRIMI KUNDËR MERKELIT

                                                                                      

E Enjte, 04.18.2024, 09:00pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
UKRAINË - STUHI ZEMËRIMI KUNDËR MERKELIT

E Premte, 07.18.2014, 10:54am (GMT+1)



Nëse stuhia e zemërimit kundër Merkelit është aksion i një grupi të vogël, ose nëse ka vërtetë mijëra pasues ukrainas, është vështirë të vlerësohet.

Para Ambasadës Gjermane në rrugën Chmelnyzki në zemër të Kievit është çdo gjë si zakonisht. Makinat kalojnë me shpejtësi mbi kalldrëm, kalimtarët djersijnë prej temperaturave të larta të verës. Por kur ambasadori Christof Weil sheh këto ditë në shtypin e Ukrainës ose në internet, ai duhet të raportojë lajme të këqija në Berlin: Në Ukrainë ka rrezik të ketë një ndryshim në qëndrimin ndaj Gjermanisë.

Për herë të parë ka një stuhi zemërimi kundër kancelares Angela Merkel. Që nga e hëna (14.07.) faqja e saj në Facebook po përmbytet nga Ukraina, por edhe nga vende të tjera me komente të tilla si: "Faleminderit, zonja Ribentrop". Ato aludojnë me ministrin e Jashtëm nazist Joachim von Ribbentrop, i cili përgatiti në vitin 1939 paktin Hitler-Stalin. Një protokoll sekret shtesë parashikonte ndarjen e Polonisë ndërmjet Gjermanisë dhe Bashkimit Sovjetik. Finlanda, Estonia, Letonia binin në sferën sovjetike të interesave, Lituania në atë gjermane.

Takimi Merkel Putin në Brazil

Stuhia e zemërimit u shkaktua prej takimit mes kancelares Merkel dhe presidentit rus Vladimir Putin para finales së Kupës së Botës në Brazil. Sidomos thirrja ndaj Kievit që të zhvillojë bisedime me separatistët në zonën lindore të Ukrainës Donbass, shkaktoi kritika të ashpra.

Në internet po qarkullojnë dhjetëra montazhe fotografish me Merkelin dhe Putinin veshur me uniforma naziste. Në disa të tjera dy politikanët përqafojnë njëri-tjetrin dhe mesazhi i tyre është: Luftëtarët e armatosur në Ukrainën lindore mbështeten nga Rusia.

Edhe njerëzit në rrugët e Kievit shprehen kritikë ndaj Gjermanisë dhe thonë se Merkeli duhet t'i japë fund kursit të përkëdheljeve me Putinin, ose kërkojnë që Gjermania të vendosë sanksione të ashpra ekonomike ndaj Rusisë.

Kritikë ndaj politikës së Berlinit ndaj Ukrainës

Volodimir Horbatsh nga Instituti i Kievit për Bashkëpunim Euroatlantik e kupton zemërimin në internet. Qëndrimi i Merkelit është "tradhtar". Kancelarja po provon ta qetësojë "agresorin", Rusinë, ndërkohë që "viktima", Ukraina, ka nevojë për "ndihmë dhe mbrojtje", shkruan ai në blogun e tij në gazetën on-line "Ukrainska Pravda".

Nëse stuhia e zemërimit kundër Merkelit është aksion i një grupi të vogël, ose nëse ka vërtetë mijëra pasues ukrainas, është vështirë të vlerësohet. Dikush në Kiev dyshon se pas komenteve mund të qëndrojë Rusia, në mënyrë që të verë një pykë midis Kievit dhe Berlin.

Megjithatë tone kritike nga Kievi në drejtim të Berlinit ka pasur edhe më parë, sepse në Ukrainë Gjermania konsiderohet si partnere e ngushtë e Rusisë, sidomos për shkak të gazit. Në këtë mes kritikohet jo vetëm ish-kancelari Gerhard Shröder, por edhe kancelarja Merkel, e cila akuzohet prej gazetarëve në Kiev, se për hir të Rusisë pengoi në takimin e NATO-s në vitin 2008 në Bukuresht pranimin e shpejtë të Ukrainës në NATO.

"Lëreni Merkelin rehat"


Serhij Leschtschenko

Por nuk mungojnë as zërat e tjerë. Kështu Serhij Leshtshenko, zëvendësshefredaktor i "Ukrainska Prawda" shkruan në blogun e tij : "Lereni Merkeli rehat." Ai i konsideron sulmet verbale ndaj Merkelit "qesharake dhe të rrezikshme". Së pari, Gjermania do të angazhohet për shkak të historisë së saj gjithmonë për paqen. Së dyti, Ukraina është e varur nga ndihmat perëndimore në miliarda, përfshirë edhe ato nga Gjermania.

Politologu prof. Oleksij Haran nga Akademia Mohyla, e konsideron fushatën ndaj kancelares Merkel madje si "fyese". Ajo nuk ka të bëjë fare me kritikën objektive. "Thirrja që Ukraina duhet të ulet në një tryezë bisedimesh me terroristët, është e gabuar", thotë Haran për DW. Megjithatë politika gjermane ndaj Ukrainës ka ndryshuar pozitivisht në vitet e fundit. "Aneksimi i Krimesë nga Rusia i ka hapur Merkelit sytë." - thotë Haran dhe kërkon mirëkuptim nëse ukrainasit kritikojnë Gjermaninë apo vendet e tjera: "Ne kemi frikë se perëndimi mund të reagojë shumë ngadalë."dw
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ENDE JO NJË LIGJ PËR FËMIJËT EMIGRANTË (07.18.2014)
OBAMA, MERKEL - BISEDË PËR BASHKËPUNIM NË FUSHË TË INTELIGJENCËS (07.16.2014)
JUNCKER KONFIRMOHET SI PRESIDENT I KE-së (07.15.2014)
EVROPA - JOBUJARE ME REFUGJATËT SIRIANË (07.12.2014)
PRESIDENTI OBAMA MBI PLANET E TIJ PËR EKONOMINË (07.10.2014)
AMNESTY INTERNATIONAL - POLITIKAT E BASHKIMIT EVROPIAN RREZIKOJNË EMIGRANTËT (07.10.2014)
DEBATI I KAPITALIZMIT - FUNDI I PRODUKTIVITETIT (07.09.2014)
ÇËSHTJA E SPIUNAZHIT S'PO MERR FUND - GJERMANIA DHE EMANCIPIMI NDAJ SHBA (07.09.2014)
Wall Street Journal - RRËFIMI PËR DY NATO (07.09.2014)
NJË KRIZË TJETËR NË MARRËDHËNIET GJERMANO-AMERIKANE (07.08.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]