VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MËSIME NGA RRËZIMI I MH17

                                                                                      

E Enjte, 04.18.2024, 10:35am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
MËSIME NGA RRËZIMI I MH17

E Djelë, 07.20.2014, 09:10am (GMT+1)


Vendi i rrezimit te MH17

Se cilat itinerare duhet të ndiqen për të arritur në një destinacion është në radhë të parë një cështje ekonomike. Por pilotët mund të zgjedhin vetë rrugën në raste rreziku.


Air France, British Airways, Singapore Airlines dhe disa shoqëri të tjera ajrore prej kohësh nuk fluturonin më mbi zonën e luftës në Ukrainën Lindore. Të tjera si Lufthansa i kanë ndryshuar vetëm tani itineraret e tyre për destinacionet në Azi, pas rrëzimit të Boeing 777 të shoqërisë Malaysia Airlines, i cili duket se u qëllua me një raketë dhe ku humbën jetën plot 300 vetë.

Ato i kanë ndryshuar itineraret sepse ishin të detyruara, hapësira ajrore mbi Ukraninën Lindore është plotësisht e bllokuar. Eshtë e pazakontë që një hapësirë e tillë e madhe të mos lejohet më për fluturime të avionëve të pasagjerëve, pjesa më e madhe e hapësirës ajrore në botë është e lirë.

Piloti ka fjalën e fundit - apo ndoshta jo?

Por: a duhet të fluturohet mbi një zonë, qoftë kjo edhe zonë lufte, vetëm sepse është e lejuar? Për shoqëritë ajrore kjo është një cështje e peshimit mes sigurisë dhe aspektit ekonomik. Gazetari dhe eksperti për hapësirën e ajrore Tim van Beveren beson se shumë linja ajrore pranojnë rreziqe të mund të shmangeshin për të kursyer para. "Në transportin ajror bëhet fjalë për fat të keq shumë për faktorin para", thotë ai në intervistë me Deutsche ëellen.


Itinerari i MH17 deri ne rrezim

Shoqëritë ajrore kanë vazhdimisht në fokus kostot dhe duan t'i lëvizin avionët e tyre në rrugën më të shkurtër nga pika A në pikën B. Por a ka të drejtë fjale ekuipazhi? Sigurisht, mendon van Beveren: "Si pilot unë kam gjithnjë mundësinë të them: nuk e pranoj një itinerar mbi një zonë të tillë lufte." Ken Thomas nga Eurocontrol, autoriteti për sigurinë ajrore në Evropë, konfirmon se piloti ka fjalën e fundit në zgjedhjen e itinerarit.

Në rast moti të keq apo një kërcënimi tjetër akut vendimi për devijim nga kursi i paracaktuar nuk paraqet asnjë problem. Por cfarë ndodh nëse piloti përpara fluturimit i thotë punëdhënësit të tij "nuk pranoj të fluturoj mbi këtë zonë"? Në këtë rast, thotë piloti i Lufthansas Jörg Handëerg, duhet t'i japë shefit të tij argumente të dortë sidomos nëse kolegët e tij apo linja të tjera ajrore ndjekin itinerarë të tjerë.

Hapësirë mbi 10.000 metra lartësi ishte e lirë


Nëse një hapësirë ajrore është e sigurt apo jo për këtë vendos parimisht shteti, të cilit i përket hapësira ajrore. Në këtë rast pra ishte Ukraina që duhej të kishte bllokuar hapësirën ajrore për avionët civilë nëse do të kishin parë një rrezik. Në të vërtetë hapësira ajrore ishte e bllokuar që para rrëzimit deri në një lartësi prej 10.000 metrasg, mbi këtë lartësi ishte e lirë.

Për shkak të luftimeve në tokë ka pasur udhëzime të mos fluturohej në aeroportet në lindje të Ukrainës, thotë Handëerg, i cili është edhe në bordin drejtues të shoqatës së pilotëve Cockpit. "Një kërcënim për një fluturim në një lartësi mbi 10.000 metra nuk ishte i dallueshëm, për më tepër që në konflikte të tilla avionët civilë nuk vihen në shënjestër."


Jörg Handwerg nga Cockpit

Konkluzioni i tij pas katastrofës: "Ne pilotët në të ardhmen duhet të mendojmë më mirë se cilat hapësira ajrore dhe aeroporte duhet të evitojmë dhe cilat jo." Shoqata Cockpit parimisht refuzon që avionët civilë të fluturojnë mbi zona lufte. "Nëse nuk mund të shmanget avionët duhet të pajisen të paktën me një teknikë mbrojtjeje si ajo e avionëve ushtarakë", kërkon piloti i Lufthansës.

Rrezik për avionë të tjerë dhe rajone


Hardëig shqetësohet edhe për një tjetër gjë: që cdokush mund të shohë se ku gjendet një avion cfarëdo, në cilën lartësi fluturon dhe me çfarë shpejtësie. "Të dhënat e fluturimit dërgohen krejt të pakoduara në tokë. Kështu u japim terroristëve informacion në duar dhe e bëjmë veten të cënueshëm."

Ende nuk është plotësisht e qartë që rrëzimi i Boeing 777i Malaysia Airlines u shkaktua nga goditja me raketë. Por ka shumë gjasa të jetë kështu. Pak gjasa ka nga ana tjetër që kjo të jetë bërë me qëllim. Por eksperti Van Beveren përmend një tjetër vend që mund të ishte i rrezikshëm për avionët civilë: Izraeli. "Mbi hapësirë ka shumë trafik ajror. Edhe atje luftohet dhe përdoren sisteme armatimi, që mund të rrezikojnë avionët gjatë zbritjes. Atëherë është shumë e lehtë që një avion civil të bëhet shënjestër."dw
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
UKRAINË - STUHI ZEMËRIMI KUNDËR MERKELIT (07.18.2014)
ENDE JO NJË LIGJ PËR FËMIJËT EMIGRANTË (07.18.2014)
OBAMA, MERKEL - BISEDË PËR BASHKËPUNIM NË FUSHË TË INTELIGJENCËS (07.16.2014)
JUNCKER KONFIRMOHET SI PRESIDENT I KE-së (07.15.2014)
EVROPA - JOBUJARE ME REFUGJATËT SIRIANË (07.12.2014)
PRESIDENTI OBAMA MBI PLANET E TIJ PËR EKONOMINË (07.10.2014)
AMNESTY INTERNATIONAL - POLITIKAT E BASHKIMIT EVROPIAN RREZIKOJNË EMIGRANTËT (07.10.2014)
DEBATI I KAPITALIZMIT - FUNDI I PRODUKTIVITETIT (07.09.2014)
ÇËSHTJA E SPIUNAZHIT S'PO MERR FUND - GJERMANIA DHE EMANCIPIMI NDAJ SHBA (07.09.2014)
Wall Street Journal - RRËFIMI PËR DY NATO (07.09.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]