E Premte, 03.29.2024, 01:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Washington Post - FUNDI I PËRRALLËS RUSE

E Hënë, 07.21.2014, 03:43pm (GMT+1)



Para se të ketë diskutime të mëtejshme për fluturimin 17 të kompanisë Malaysia Airlines, është e rëndësishme që një pikë të bëhet plotësisht e qartë: ky aksident ajror është rezultat i pushtimit rus në lindje të Ukrainës, me qëllim të krijimit të kaosit ligjor, politik dhe ushtarak, shkruan në fillim të një artikulli gazeta Washington Post.

Sipas saj, pa këtë kaos, raketa tokë-ajër nuk do të sulmonte aeroplanin e pasagjerëve.

Që nga fillimi, Qeveria ruse nuk ka dërguar ushtarë të rregullt në Ukrainë.

Ajo ka dërguar mercenarë rusë dhe operativë të shërbimeve të sigurisë, të tillë si Igor Strelkov, komandant suprem në Donjeck dhe kolonel i policisë sekrete ruse, që ka luftuar në të dyja luftërat e Çeçenisë, apo Vladimir Antyufeyev, "zëvendëskryeministër " i Donjeckut, i cili ka udhëhequr përpjekjet e KGB-së letoneze për të rrëzuar Qeverinë e Letonisë së pavarur më 1991.

Me ndihmën e banditëve lokalë, këta njerëz të sigurimit rus kanë rrethuar stacionet e policisë, zyrat qeveritare dhe simbolet e tjera të autoritetit politik për të delegjitimuar shtetin ukrainas. Në këtë detyrë, ata janë ndihmuar nga Qeveria e Rusisë dhe nga mediat e kontrolluara nga shteti rus.

Washington Post shkruan se në këtë situatë të paqartë dhe të paqëndrueshme, rusët kanë futur sasi të mëdha të armëve të rënda në Ukrainë: mitralozë, tanke, raketa anti-ajrore. Në ditët e fundit, forcat separatiste kanë përdorur hapur sistemet e mbrojtjes ajrore dhe janë lavdëruar për rrëzimin e avionëve ukrainas të transportit, qartazi me ndihmën e specialistëve rusë.

Gazeta kujton se Strelkov, të enjten pasdite, është mburrur në internet se ka rrëzuar një tjetër avion ushtarak, para se të kuptonte se aeroplani në fjalë ishte MH17-ta. Blogu më pas është fshirë.

Këto, pra, janë rrethanat, brenda të cilave raketa tokë-ajër ka sulmuar aeroplanin e pasagjerëve: vend pa ligj, ushtarë të parregullt që mund të mos jenë të mirë në leximin e radarit, mospërfillje nihiliste për jetën e njeriut, përbuzje për normat ndërkombëtare, rregullat dhe standardet.

Deri më tani, këto metoda të çuditshme kanë funksionuar mirë për Rusinë. Ato kanë hutuar Qeverinë e Ukrainës, ndërsa u kanë lejuar qeverive të huaja, sidomos qeverive evropiane, që të mbyllin njërin sy.

Për shkak se lufta nuk ka qenë luftë "e vërtetë", ajo ka mundur të përshkruhet si "lokale", "e izoluar" dhe kështu të mbetet si prioritet i ulët për politikën e jashtme të Evropës apo të kujtdo, shkruan Washington Post.

Nëse nuk ka bërë asgjë tjetër, rrëzimi i fluturimit 17 i ka dhënë fund përrallës se "kjo nuk është një luftë e vërtetë", edhe për rusët, edhe për Perëndimin. Tragjikisht, kjo luftë pa luftë ka vrarë 298 njerëz, shumica evropianë.

Sipas gazetës, mbetet të shihet nëse Perëndimi, më 2014, është i bashkuar dhe i vendosur për të ndaluar terrorizmin siç ka qenë 26 vjet më parë. Kur Qeveria e Libisë ka rrëzuar fluturimin 103 mbi Lokërbi të Skocisë, më 1988, Perëndimi ka izoluar regjimin libian.

Tani është e pamjaftueshme të thuhet se duhet të ketë armëpushim në Ukrainë. Ajo çfarë në të vërtetë është e nevojshme, është tërheqja e mercenarëve, armëve dhe mbështetjes ruse.

Perëndimi dhe bota duhet të bëjnë presion për rikthimin e sovranitetit shtetëror në lindje të Ukrainës dhe jo për vazhdimin e një tjetër konflikti të ngrirë, shkruan Washington Post.rel
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SCOWCROFT - KERRY NUK MUND T'IA DALË MBANË I VETËM (07.21.2014)
IRAN - NË RADHË PËR MARRËVESHJE MILIARDËSHE (07.21.2014)
RUSIA NË BANKËN E TË AKUZUARVE (07.20.2014)
MËSIME NGA RRËZIMI I MH17 (07.20.2014)
UKRAINË - STUHI ZEMËRIMI KUNDËR MERKELIT (07.18.2014)
ENDE JO NJË LIGJ PËR FËMIJËT EMIGRANTË (07.18.2014)
OBAMA, MERKEL - BISEDË PËR BASHKËPUNIM NË FUSHË TË INTELIGJENCËS (07.16.2014)
JUNCKER KONFIRMOHET SI PRESIDENT I KE-së (07.15.2014)
EVROPA - JOBUJARE ME REFUGJATËT SIRIANË (07.12.2014)
PRESIDENTI OBAMA MBI PLANET E TIJ PËR EKONOMINË (07.10.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lart�]