VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - LUFTA E GAZËS NË RRJETET SOCIALE

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 03:26pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
LUFTA E GAZËS NË RRJETET SOCIALE

E Premte, 07.25.2014, 01:50pm (GMT+1)



Lufta në Rripin e Gazës është një temë e nxehtë diskutimi edhe në rrjet. Zemërimi, trishtimi dhe indinjita dominojnë debatin. Por ka edhe nga ata që shkruajnë për dialog.

Një baba që mban në krahë djalin e tij të vdekur. Shumë fëmijë që kërkojnë shpëtim në bagazhin e një makine të vogël. Një çift i tronditur që qëndron para shtëpisë së shkatërruar. Fotografitë që janë shpërndarë këto ditë në hashtaget si #PrayForGaza dhe #PalestineUnderAttack në rrjetin social Twitter, tregojnë pasojat e rritjes së dhunës në Rripin e Gazës. Shpesh ato shoqërohen edhe me kërkesën e dhënies fund të ofensivës izraelite.

"Izraeli duhet të ndalohet për të mos zhdukur më familje të pafajshme", shkruan një përdorues i Twitter me emrin "Tweet_Palestine". Që prej fillimit të ofensivës më 8 korrik në Rripin e Gazës kanë vdekur më shumë se 700 vetë, pjesa më e madhe e të cilëve civilë. Nga ana izraelite kanë humbur jetën më shumë se 30 vetë, mes të cilëve tre civilë.

Kërkesë për mbrojtjen e popullsisë

Mungesa e mbrojtjes së popullsisë në Rripin e Gazës, por edhe mungesa e mjekëve janë temat më të diskutuara në rrjete. "Ne kërkojmë mbrojtje urgjente të gazetarëve, të cilët raportojnë për ofensivën tokësore në Gaza", është mesazhi që shpërndan në Twitter organizata "Reporterët pa Kufij". Menjëherë më pas vjen një pyetje: "Si mund t'iu mbrojnë ju, kur nuk kujdesen për gratë dhe fëmijët?"

"Më thyhet zemra kur mendoj për situatën në Gaza", shkruan një tjetër përdorues, "shumë njerëz të pafajshëm janë vrarë." Ndërsa një tjetër shkruan: "Edhe pas dy javësh nuk është e qartë se çfarë ka arritur secila prej palëve. "


Kritika Izraelit dhe Hamasit

Nën titullin "Fotoja ime më trishtuese" ka postuar diçka edhe astronauti gjerman Alexander Gerst. Nga stacioni ndërkombëtar hapësinor ISS "ne shohim shpërthime dhe raketa mbi Gaza dhe Izrael", shkruan Gerst. ISS ndodhet në një lartësi prej 400 km nga toka. Fotoja është shkrepur gjatë natës në rajonin izraelit dhe atë palestinez. Atje dallohen qartë zona të ndriçuara qytetesh dhe gjuatje raketash. Por ato mund të jenë edhe nga sistemi mbrojtës izraelit "Kupola e hekurt". Ky sistem godet raketat që gjuhen që nga Gaza.

Në qytetet ku ka më shumë rrezik nga raketat që hidhen nga Rripi i Gazës, izraelitët postojnë nën hashtagun #IsraelUnderFire. Edhe forcat izraelite janë të përfaqësuara në Facebook dhe Twitter. Ushtria përdor platformën për të informuar mbi misionet ushtarake dhe për momentin ka më shumë se 1 milion fansa. Veprimet e ushtrisë izraelite kritikohen nga shumë përdorues në Twitter. "Ka ende ndonjë objektiv në Gaza, që Izraeli nuk do ta bombardojë?" pyet Joseph dhe vazhdon më tej duke thënë se ushtria nuk ka shkatërruar vetëm ndërtesat dhe arsenalin e armëve të Hamasit, siç thotë se ka qëllim të saj. Por zemërimi në rrjet nuk drejtohet vetëm kundër Izraelit, edhe Hamasi merret nën shënjestër. "Pa mëshirë ndaj terroristëve!" shkruan një përdorues në Twitter. Dhe një grup studentësh hebrej shkuran: "Hamasi, jo Izraeli, është armiku i vërtetë i palestinezëve."

Në Facebook flitet për bashkjetesën mes hebrejve dhe arbëve

Shumë komente në Twitter në Facebook janë plot me zemërim dhe përmbajtje hakmarrjeje. Por ka edhe iniciativa për dialog. Nën hashtagun #JewsAndArabsRefuseToBeEnemies (hebrejtë dhe arabët refuzojnë të jenë armiq) dhe një faqe në Facebook po me këtë emër publikohen foto miqësish dhe dashurish mes hebrejve dhe arabëve. Ata duan të demonstrojnë që konflikti në Gaza mund të marrë fund. Kjo faqe në Facebook ka më shumë se 19 000 fansa. dw
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VETËMBROJTJE APO KRIME LUFTE - OFENSIVA E IZRAELIT NË GAZA (07.25.2014)
MBËSHTETJA E ULËT PËR PRESIDENTIN OBAMA I SHQETËSON DEMOKRATËT (07.25.2014)
Washington Post - FUNDI I PËRRALLËS RUSE (07.21.2014)
SCOWCROFT - KERRY NUK MUND T'IA DALË MBANË I VETËM (07.21.2014)
IRAN - NË RADHË PËR MARRËVESHJE MILIARDËSHE (07.21.2014)
RUSIA NË BANKËN E TË AKUZUARVE (07.20.2014)
MËSIME NGA RRËZIMI I MH17 (07.20.2014)
UKRAINË - STUHI ZEMËRIMI KUNDËR MERKELIT (07.18.2014)
ENDE JO NJË LIGJ PËR FËMIJËT EMIGRANTË (07.18.2014)
OBAMA, MERKEL - BISEDË PËR BASHKËPUNIM NË FUSHË TË INTELIGJENCËS (07.16.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]