VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
JAPONIA E KUJTON SULMIN ME BOMBË BËRTHAMORE E Mërkurë, 08.06.2014, 07:15am (GMT1) Bomba bërthamore, "Little Boy" me të cilën u sulmua Hiroshima Japonia e ka shënuar 69 vjetorin e sulmit me bombë bërthamore në Hiroshima, e cila çoi deri te fundi i pjesëmarrjes së këtij shteti në Luftën e Dytë Botërore. Gjatë një ceremonie në Parkun e Paqes, kryetari i Hiroshimës, Kazumi Matsui, i ka bërë thirrje presidentit amerikan, Barack Obama, dhe liderëve të tjerë botërorë që ta vizitojnë Hiroshimën dhe të shohin vet dëmet e shkaktuara nga bomba bërthamore. Rreth 45 mijë njerëz kanë marrë pjesë në ceremoninë që është mbajtur në epiqendrën e shpërthimit më 1945, sulm ky që vrau deri në 140 mijë njerëz. Kryeministri japonez, Shinzo Abe, ka thënë si i vetmi vend në botë që është përballur me një sulm bërthamor, Japonia e ka për detyrë që të kërkojë eliminimin e armëve bërthamore. Një bombë tjetër bërthamore e ka goditur Nagasakin, tre ditë pas sulmit në Hiroshmia duke vrarë 70 mijë njerëz të tjerë, duke e detyruar kështu Japoninë që të dorëzohet para SHBA-ve. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |