VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

OBAMA AUTORIZON SULME AJRORE NDAJ SHTETIT ISLAMIK

E Premte, 08.08.2014, 08:55am (GMT1)



Presidenti amerikan, Barack Obama ka thënë se ai ka autorizuar ushtrinë që të kryej sulme ajrore në Irak kundër militantëve islamik, nëse është e nevojshme që të mbrohet personeli diplomatik dhe ushtarak në qytetin verior të Irbilit.

Obama ka shtuar se, në referencë të mijëra Jezidive të ngujuar nga militantët e Shtetit Islamik, SHBA-të do të mund të "veprojnë me kujdes dhe me përgjegjësi që të evitojmë një gjenocid potencial".

Ai ka thënë se në këtë mënyrë ka autorizuar sulme ajrore, nëse është e nevojshme që të ndihmohen forcat në Irak derisa ato luftojnë për të thyer rrethimet e militantëve dhe për të mbrojtur civilët e ngujuar prej tyre.

Obama thënë se aeroplanët amerikën kanë filluar të dërgojnë ndihma humanitare përmes ajrit për pjesëtarët e komunitetit Jezidi në malin Sinjar, i cili është i rrethuar nga luftëtarët e Shtetit islamik.

Mijëra pjesëtarë të këtij komuniteti dhe pjesëtarë të komunitetit të krishterë, janë larguar nga shtëpitë e tyre derisa forcat e Shtetit Islamik kanë avancuar duke marrë territore të reja nën kontroll.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.