VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ISIS DHE STRATEGJITË PËR MPOSHTJEN E TIJ

                                                                                      

E Martë, 04.23.2024, 04:31pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
ISIS DHE STRATEGJITË PËR MPOSHTJEN E TIJ

E Premte, 08.22.2014, 02:19pm (GMT+1)



Forcat kurde kanë filluar një operacion për të dëbuar militantët e Shtetit Islamik nga një qytet strategjik në veri të Irakut. Zyrtarët thanë se luftëtarët kurdë Peshmerga rimorën sot në mëngjes disa zona të Jalalës, 115 kilometra në verilindje të Bagdadit.

Kohët e fundit Peshmergat kanë filluar të rimarrin territorin e humbur, pjesërisht me ndihmën e sulmeve ajrore amerikane kundër xhihadistëve të Shtetit Islamik.

Dje, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel tha në Uashington se kërcënimi që vjen nga ekstremistët e Shtetit Islamik ndaj sigurisë globale është i paprecedent.

Sekretari i Mbrojtjes, Chuck Hagel i bëri komentet një ditë pas lajmeve se grupi militant kishte ekzekutuar gazetarin amerikan James Foley, i rrëmbyer prej tyre rreth dy vjet më parë.

"ISIL është më i sofistikuar dhe më i financuar se çdo grup që kemi parë deri tani. Ata nuk janë thjesht një grup terrorist. Ata kanë një ideologji, kanë aftësi strategjike dhe ushtarake të sofistikuar, janë të financuar jashtëzakonisht mirë, kjo e kalon gjithçka që ne kemi parë. Ne duhet të përgatitemi për çdo gjë."

Por shumë ekspertë rajonalë të sigurisë thonë se vetëm sulmet ajrore nuk do të jetë të mjaftueshëm për të ndalur ekstremistët. Ja ç'thotë Kamran Bokhari, i firmës së zbulimit Stratfor.

"Forca ajrore mund t'i çorientojë ata, por ajo mbështetet në cilësinë e informacionit të zbulimit."

Michael O'Hanlon, ekspert i sigurisë në Institutin Brookings të Uashingtonit, thotë se mund të jetë e vështirë të marrësh informacione të tilla zbulimi.

"E vetmja mënyrë për të marrë informacione të tilla është me anë të trupave në terren, duke dëgjuar dhe biseduar me njerëzit. Pastaj duhet mbrojtur popullata në mënyrë që burimet e informacionit të mos vriten si hakmarrje nga ana e ekstremistëve."

Të dy ekspertët thonë se trupat tokësore duhet të jenë irakiane, jo të huaja. Por forcat irakiane të sigurisë tani për tani janë të çorganizuara.  Ato u shpërbënë përballë sulmeve të ISIS, dështim për të cilin fajësohet politika përçarëse e ish-kryeministrit irakian Nuri al-Maliki.

"Duhet të kuptoni se ISIS i bëri llogaritë me kujdes. Ata shfrytëzuan me sukses ankesat e sunive ndaj qeverisë shiite dhe ndaj autoriteteve rajonale kurde në veri."

Trysnia e brendshme dhe ndërkombëtare e detyroi zotin Maliki të largohej. Tani sfida më e madhe për kryeministrin e ri, Haidar el Abadi, është formimi i një qeverie gjithëpërfshirëse për zgjidhjen e këtyre ankesave. ISIS ka fituar territor duke bërë aleanca të përkohshme me fiset vendëse. Zoti O'Hanlon thotë se militantët mund t'i përdorin këto aleanca për të forcuar kontrollin.

Ndërsa zoti Bokhari thotë se çelësi tjetër për të frenuar Shtetin Islamik është kundërvënia ndaj propagandës së tij.

"Ajo që duhet të bëjë pala tjetër, dhe kjo është detyrë e sunive dhe e mbështetësve të tyre rajonalë, është të rifitojë epërsinë, pra t'u tregojë njerëzve se nuk bëhet fjalë për një kalifat dhe as për një shtet islamik."

Por shefi i Shtatmadhorisë amerikane Martin Dempsey, e sheh si jashtëzakonisht të vështirë sfidën për të mposhtur Shtetin Islamik.

"Ata mund t'i frenosh por jo përgjithmonë. Kjo është një organizatë që ka një synim apokaliptik, ka një vizion strategjik që kërkon fundin e botës, prandaj duhet mposhtur një ditë. Por a mund të mposhtet ajo pa mposhtur pjesën e saj që ndodhet në Siri? Përgjigja është jo," tha Gjeneral Dempsey.

Gjenerali nuk parashikon që sulmet ajrore amerikane të shtrihen nga Iraku në Sirinë fqinje. Por ai tha se prania e militantëve në Irakun verior e perëndimor dhe në Sirinë lindore duhet të zgjidhet me mjete diplomatike, politike dhe ushtarake nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre rajonalë.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOMISIONERJA PËR TË DREJTAT E NJERIUT, KRITIKA KËSHILLIT TË SIGURIMIT PËR MOSVEPRIM (08.22.2014)
SHTETI ISLAMIK - NJË KËRCËNIM GLOBAL (08.20.2014)
KOMENT - BND NJË SHËRBIM SEKRET MËSE I ZAKONSHËM (08.20.2014)
Wall Street Journal - NATO PËR NJË BOTË TË RREZIKSHME (08.18.2014)
TURQIA NË SHËNJESTËR TË BND? (08.17.2014)
MERCENARËT, EKSTREMISTËT - EKSPORTI MË I MADH NGA ISH JUGOSLLAVIA (08.17.2014)
SHBA - GAZETARËT DHE RUAJTJA E FSHEHTËSISË SË BURIMEVE (08.15.2014)
SHBA DO TA NDIHMOJË USHTARAKISHT IRAKUN (08.08.2014)
OBAMA AUTORIZON SULME AJRORE NDAJ SHTETIT ISLAMIK (08.08.2014)
MOLDAVIA I KËRKON RUSISË QË TË TËRHEQË TRUPAT E SAJ (08.06.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]