E Enjte, 03.28.2024, 09:53pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
ROLI I SHBA NË BOTË

E Shtunë, 08.23.2014, 08:24am (GMT+1)



Debati nëse politika e jashtme e SHBA ka arritur një pikë ku superfuqia duhet të tërhiqet nga angazhimi global i është në fokus të ekspertëve amerikanë dhe duhet ta shqetësojë Evropën.

Ndjenja se me politikën e jashtme të SHBA-së ka diçka që nuk shkon, nuk është e re për amerikanët. Madje mund të thuhet se kjo ndejnjë ishte një shkak përse në vitin 2008 ata zgjodhën një senator të ri që donte t'i bënte gjërat ndryshe dhe premtoi që të përfundonte dy luftëra të gjata dhe të vështira të SHBA-së.

Ndërkohë që debati për rolin e ardhshëm të Amerikës në botë që atëherë nuk ishte zhvilluar shumë, u desh shpërthimi i ri i dhunës në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë, bashkuar me një artikull të një mendimtari të shkëlqyer neokonservator, Robert Kagan dhe kritikën e Hillary Clinton-it ndaj Barack Obamës për të çuar përpara një diskutim të vërtetë.

Në thelb diskutimi sillet rreth pyetjes nëse SHBA edhe në të ardhmen dëshëron dhe është në gjendje të jetë superfuqia vendimtare në botë dhe nëse përmbajtja në politikën e jashtme e Obamës është apo duhet të jetë një normalitet ri.

Kagan druan se vetëkufizimi i fuqisë amerikan mund të kthehet në një standard të ri në politikën e jashtme të SHBA-së. Pa marrë parasysh ngjitjen e Kinës dhe ndryshimet në strukturën globale të pushtetit, Kagan beson se SHBA duhet ta ruajë edhe më tej rolin e saj si e vetmja superfuqi dhe mund të ndikojë përkitazi në botë. Problemi, argumenton ai, është që amerikanët e shohin me gjithnjë e më shumë skepticizëm edhe vetë rolin dominues të vendit të tyre.

Kërcënim për shkëputje nga politika botërore

"Askush kohët e fundit nuk ka kryer një sondazh nëse SHBA dhe aleatët e tyre në rast të një lufte, le të themi mes Kinës dhe Japonisë, duhet të mbrojnë apo t'i shkojnë në ndihmë Estonisë nëse atje do të shpërthente një konflikt i ngjashëm me Rusinë si ai në Ukrainë. Përgjigjet mund të ishin shumë interesante", shkruan Kagan.

Kagan argumenton se edhe nëse politika e jashtme e SHBA nuk ka qenë gjithnjë e suksesshme, në përgjithësi mund të shihet pozitivisht. "Nëse 70 vitet e fundit ka pasur më pak agresione, spastrime etnike, më pak pushtime territoriale, kjo edhe falë faktit që SHBA dhe aleatët e saj dënojnë dhe trembin agresorët dhe madje kanë ndërhyrë edhe vetë për të penguar apo ndaluar spastrimet etnike apo ekspansionet territoriale."

Eseja e Kaganit është një thirrje për një politikë të jashtme të SHBA më aktive, më ndërkombëtare, ditët e së cilës nuk janë të numëruara përsa kohë ka mbështetjen e popullit amerikan: "Bota do të ndryshojë shumë më shpejt nga sa besojmë ne. Dhe nuk ka asnjë superfuqi demokratike që është gati në vijën e startit për të shpëtuar botën nëse kjo superfuqi demokratike lëkundet."

Faktorë të jashtëm e detyrojnë SHBA të marrë një rol të ri

Barry Posen, një nga përfaqësuesit kryesorë të realizmit, nuk i bëjnë aspak përshtypje fjalët e Kagan: "Robert Kagan mund të besojë çfarë të dojë dhe ta formojë botën në mënyrë të tillë që teroria e tij të duket plauzibël", thotë Posen, profesor për shkenca politike në Institutin e Teknolohjisë në Masaçusets, në bisedë me Dë.

Ashtu si Kagan edhe Posen ka këndvështrimin e tij për atë që po ndodh aktualisht me politikën e jashtme të SHBA dhe si duhet të jetë e ardhmja e saj. Megjithatë ai ndryshon diametralisht nga këndvështrimi i Kagan. Posen argumenton se strategjita e një hegjemonie globale dhe liberale të Amerikës ka dështuar dhe se për SHBA ka ardhur koha të kapërcejë aktivizmin e saj në politikën e jashtme.

Ai citon studimin e porositur nga qeveria e SHBA "Tendencat globale 2030" të publikuara nga National Intelligence Council. Atje thuhet se në të ardhmen do të ketë tri ose katër fuqi të mëdha globale. Ndërkohë që fuqia e SHBA (dhe BE) deri në 2030 do të bjerë, do të shtohen ndikimi i Kinës dhe Indisë.

Mesazh për Evropën

Përballë këtyre tendencave dhe përvojave me përpjekjen e Amerikës për ta formësuar botën sipas përfytyrimeve të veta, është jo vetëm e pakuptimtë por madje edhe kundër-produktive të ruhet kursi i vjetër, thotë Posen. "Unë mendoj se mund të shohim me përvojën e 20 viteve të kaluara që kjo strategji nuk ka çuar në arritjen e objektivit."

Për pasojë SHBA duhet të reduktojnë në mënyrë drastike praninë e tyre ushtarake globale, të ulin në 2,5 për qind të PBB buxhetin për mbrojtjen (në krahasim me 3,8 për qind sot) dhe të lënë evropianët të marrin në duart e veta sigurinë e tyre.

"Ne nuk jetojmë si Evropa pranë Rusisë së çuditshme. Duhet të shohim një herë shifrat. Edhe nëse lëmë mënjanë fuqitë e vogla, shtetet e mëdha si Gjermania, Britania e Madhe dhe Franca kanë pasuri, teknologji dhe armë bërthamore për t'ia dalë mbanë përballë asaj që ka mbetur nga Rusia."

Lidershipi edhe më tej i nevojshëm

Stephen Sestanovic, ish ambasador i Bashkimit Sovjetik, që ka studiuar politikën e jashtme nga Truman deri te Obama për librin e tij të ri "Maximalist" është i bindur se po ndodh një ndarje e re e pushtetit botëror dhe se kjo do të ndryshojë rendin aktual ndërkombëtar. Por ai beson se SHBA dhe partnerët e sa janë më të përshtatshmit për të drejtuar botën edhe në të ardhmen.

"Vendet e BRIC-ut (Brazili, Rusia, India dhe Kina) nuk kanë një koncept të përbashkët. SHBA dhe aleatët e saj përkundrazi kanë interesa të përbashkëta. Një nga faktorët kyç në dekadat e ardhshme do të jetë nëse këto përfytyrime të përbashkëta do të qendrojnë edhe më tej, nëse blloku që është formuar rreth SHBA në më shumë se një gjysmë shekulli do të shpalosë edhe më tej të njëjtin efektivitet që ka pasur në të kaluarën."
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ISIS DHE STRATEGJITË PËR MPOSHTJEN E TIJ (08.22.2014)
KOMISIONERJA PËR TË DREJTAT E NJERIUT, KRITIKA KËSHILLIT TË SIGURIMIT PËR MOSVEPRIM (08.22.2014)
SHTETI ISLAMIK - NJË KËRCËNIM GLOBAL (08.20.2014)
KOMENT - BND NJË SHËRBIM SEKRET MËSE I ZAKONSHËM (08.20.2014)
Wall Street Journal - NATO PËR NJË BOTË TË RREZIKSHME (08.18.2014)
TURQIA NË SHËNJESTËR TË BND? (08.17.2014)
MERCENARËT, EKSTREMISTËT - EKSPORTI MË I MADH NGA ISH JUGOSLLAVIA (08.17.2014)
SHBA - GAZETARËT DHE RUAJTJA E FSHEHTËSISË SË BURIMEVE (08.15.2014)
SHBA DO TA NDIHMOJË USHTARAKISHT IRAKUN (08.08.2014)
OBAMA AUTORIZON SULME AJRORE NDAJ SHTETIT ISLAMIK (08.08.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lart�]