VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
OBAMA DHE MERKEL SHPREHEN TË ALARMUAR ME LËVIZJET E RUSISË E Shtunë, 08.23.2014, 09:54am (GMT1) Presidenti amerikan, Barack Obama, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, janë shprehur të alarmuar për lëvizjet e Rusisë brenda Ukrainës, gjatë një bisede telefonike, mbrëmë vonë. Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Obama dhe Merkel thanë se prania e ushtarëve të Rusisë në Ukrainë, përqendrimi i forcave ruse përgjatë kufirit të Ukrainës me Rusinë dhe hedhja e predhave brenda Ukrainës, paraqet përshkallëzim të rrezikshëm të tensioneve nga ana e Moskës. Të dy zyrtarët e lartë thanë se janë pajtuar që konvoji rus, i cili ka hyrë në Ukrainë pa leje, është edhe një provokim tjetër i Rusisë, me të cilin cenohet sovraniteti i Ukrainës. Kjo bisedë telefonike u bë para vizitës së zonjës Merkel në Kiev, të paraparë për sot. Rusia tha se konvoji, i cili ka hyrë në Ukrainë gjatë ditës së djeshme, kishte qëllime humanitare, por Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara thonë se Rusia ka dështuar t'i respektoj kushtet e paraqitura nga Kievi dhe Kryqi i Kuq Ndërkombëtar. Barack Obama dhe Angela Merkel janë pajutar që Rusia duhet ta largoj konvojin dhe të tërhiqet nga territori i Ukrainës. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |