VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
IRAN - PËRSHPEJTOHET ARMATIMI I PALESTINEZËVE E Hënë, 08.25.2014, 06:22pm (GMT1) Pamje të transmetuara në TV shtetëror të Iranit ku pretendohet se shihet aeroplani i rrëzuar izraelit Irani thotë se do ta përshpejtojë operacionin e armatosjes së palestinezëve në Bregun Perëndimor, në shenjë të hakmarrjes për shkak të dyshimeve se Izraeli e ka vendosur një aeroplan vëzhgues pa ekuipazh mbi Iran. Këto komente i ka bërë sot, Amir Ali Hajizadeh, komandant i forcave të hapësirës ajrore të Iranit. Ai theksoi se Irani "e rezervon të drejtën për çfarëdo përgjigje". Teherani pretendon se pjesëtarët e Gardës Revolucionare të Iranit e kanë rrëzuar një aeroplan pa ekuipazh të Izraelit, i cili ishte në një mision spiunimi mbi kapacitetin atomik në Natanc, ku pasurohet uraniumi. Natanci është 240 kilometra në jug të kryeqytetit Teheran. Televizioni shtetëror i Iranit ka treguar pamje, në të cilat pretendohet se shihet aeroplani pa ekuipazh izraelit, pasi ishte rrëzuar më 23 gusht. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |