VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PRESIDENTI OBAMA AUTORIZON DËRGIMIN E AVIONËVE PËR MISIONE SURVEJIMI NË SIRI

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 08:53am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
PRESIDENTI OBAMA AUTORIZON DËRGIMIN E AVIONËVE PËR MISIONE SURVEJIMI NË SIRI

E Martë, 08.26.2014, 12:59pm (GMT+1)


Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë thotë se Presidenti amerikan Barak Obama ka autorizuar fluturime survejimi mbi Sirinë.

Zyrtari tha mbrëmë vonë se zoti Obama nuk ka miratuar ndonjë veprim ushtarak, por se Shtetet e Bashkuara po përgatisin opsionet ushtarake për të luftuar militantët e Shtetit Islamik, të cilët kanë pushtuar zona të mëdha në Sirinë lindore dhe në Irakun verior dhe perëndimor.

Avionët amerikanë kanë kryer sulme ajrore në Irak, duke ndihmuar forcat irakiane dhe kurde të rimarrin territoret e pushtuara nga militantët, përfshirë një digë strategjike në Mosul e cila e furnizon me energji elektrike një pjesë të madhe të Irakut.

Zyrtarët e Pentagonit kanë shprehur nevojën për të luftuar grupin Shteti Islamik në të dyja anët e kufirit.

Operacioni është i komplikuar nga lufta e vazhdueshme civile në Siri. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thonë se Presidenti Obama nuk dëshiron që veprime amerikane të shihen si një ndihmë për presidentin sirian Bashar al-Asad, i cili ka fajësuar "terroristët" për konfliktin që ka shpërthyer në vendin e tij para më shumë se tre vjetësh.

SHBA, ndërhyrja ushtarake nuk është "mjeti i vetëm" kundër Shtetit Islamik

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest tha dje se ndërsa Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë me seriozitet trajtimin e kërcënimit nga Shteti Islamik, forca ushtarake nuk është "mjeti vetëm" që mund të përdoret kundër militantëve të këtij grupi.

Ai shtoi se e vetmja zgjidhje e qëndrueshme do të kërkonte përfshirjen aktive të një qeverie efikase dhe gjithëpërfshirëse të Irakut.

Zëdhënësi Earnest tha se nuk ka prova për një komplot aktiv të Shtetit Islamik ndaj territorit të Shteteve të Bashkuara.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
IRAN - PËRSHPEJTOHET ARMATIMI I PALESTINEZËVE (08.25.2014)
SIRIA - GATI TË PUNOJMË ME SHBA KUNDËR ISIS (08.25.2014)
MERKEL - VIZITE SOLIDARITETI NË KIEV (08.23.2014)
OBAMA DHE MERKEL SHPREHEN TË ALARMUAR ME LËVIZJET E RUSISË (08.23.2014)
ROLI I SHBA NË BOTË (08.23.2014)
ISIS DHE STRATEGJITË PËR MPOSHTJEN E TIJ (08.22.2014)
KOMISIONERJA PËR TË DREJTAT E NJERIUT, KRITIKA KËSHILLIT TË SIGURIMIT PËR MOSVEPRIM (08.22.2014)
SHTETI ISLAMIK - NJË KËRCËNIM GLOBAL (08.20.2014)
KOMENT - BND NJË SHËRBIM SEKRET MËSE I ZAKONSHËM (08.20.2014)
Wall Street Journal - NATO PËR NJË BOTË TË RREZIKSHME (08.18.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]