VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BOEHNER FTON POROSHENKON T'I DREJTOHET KONGRESIT

E Enjte, 09.11.2014, 08:27am (GMT1)



Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, John Boehner, ka ftuar presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, që t'i adresohet një seance të përbashkët të Kongresit më 18 shtator.

Ky adresim shihet si nderi më i lartë që Kongresi amerikan mund t'i bëjë një udhëheqësi të huaj.

"Adresimi i presidentit Poroshenko në Kongres është një tjetër sinjal i angazhimit tonë të palëkundur ndaj aspiratave të popullit të tij", ka thënë Boehner.

Poroshenko pritet të vizitojë Shtëpinë e Bardhë në të njëjtën ditë.

Ish-presidenti i Ukrainës, Viktor Yushchenko, i është drejtuar Kongresit më 2005.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.