VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - CAMERON SKOCEZËVE - MOS MA THYENI ZEMRËN!

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 03:56pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
CAMERON SKOCEZËVE - MOS MA THYENI ZEMRËN!

E Enjte, 09.11.2014, 08:38am (GMT+1)



Kryeministri britanik David Cameron po i bën thirrje skocezëve "të mos ja thyejnë zemrën", duke votuar për pavarësinë e Skocisë nga Mbretëria e Bashkuar në referendumin e javës së ardhshme.

Zoti Cameron ishte të mërkurën në Edinburg, ku i kujtoi skocezëve historinë e gjatë dhe lidhjet e afërta me Anglinë. Ai tha se do t'i thyhej zemra, në se ajo që ai e cilësoi "familja e kombeve" do të ndahej.

Në një shfaqje të rrallë uniteti, kryetarët e partive rivale, asaj laburiste dhe asaj liberal demokrate, ju bashkuan zotit Cameron, të partisë konservatore, duke i bërë thirrje skocezëve të votojnë kundër pavarësisë nga Mbretëria e Bashkuar.

Të treja partitë i kanë ofruar autonomi më të gjerë Skocisë, si një alternativë për pavarësinë.

Anketimet më të fundit tregojnë se skocezët janë të ndarë, thuajse barabar, për çështjen e pavarësisë.

Përkrahësit e pavarësisë thonë se janë duke u sunduar nga një qeveri britanike konservatore, të cilën Skocia, që njihet për prirje liberale, nuk e mbështet.

Kundërshtarët e idesë së pavarësisë thonë se një Skoci e pavarur do të përballej me vështirësi ekonomike dhe do të ishte më pak e sigurtë jashtë Britanisë së Madhe, të fortë ekonomikisht.

Referendumi është në plan të mbahet më 18 shator.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BOEHNER FTON POROSHENKON T'I DREJTOHET KONGRESIT (09.11.2014)
TURQIA DHE SHTETI ISLAMIK (09.10.2014)
HENDEKU TRANSATLANTIK (09.10.2014)
PSE SKOCIA DUHET TË MBETET ME BRITANINË? (09.09.2014)
OPINION - NJË ALEANCË E PAFUQISHME (09.06.2014)
Reagime për vrasjen e gazetarit amerikanPRESIDENTI OBAMA - ISHTE NJË AKT MIZOR, SHBA NUK FRIKËSOHEN, DO TË KRIJOJMË KOALICION PËR SHKATËRRIMIN E SHTETIT ISLAMIK (09.04.2014)
SHBA TË SHQETËSUARA NGA VEPRIMET E IZRAELIT (09.03.2014)
FEDERICA MOGHERINI PËR SFIDAT E POLITIKËS SË JASHTME GLOBALE (09.03.2014)
'Financial Times' - TRI TESTE KRITIKE PËR NATO-nNga NICHOLAS BURNS, ish diplomat amerikan (09.02.2014)
A PO PLANIFIKON PUTINI RUSINË E MADHE?! (09.02.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]