VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

CAMERON SKOCEZËVE - MOS MA THYENI ZEMRËN!

E Enjte, 09.11.2014, 08:38am (GMT1)



Kryeministri britanik David Cameron po i bën thirrje skocezëve "të mos ja thyejnë zemrën", duke votuar për pavarësinë e Skocisë nga Mbretëria e Bashkuar në referendumin e javës së ardhshme.

Zoti Cameron ishte të mërkurën në Edinburg, ku i kujtoi skocezëve historinë e gjatë dhe lidhjet e afërta me Anglinë. Ai tha se do t'i thyhej zemra, në se ajo që ai e cilësoi "familja e kombeve" do të ndahej.

Në një shfaqje të rrallë uniteti, kryetarët e partive rivale, asaj laburiste dhe asaj liberal demokrate, ju bashkuan zotit Cameron, të partisë konservatore, duke i bërë thirrje skocezëve të votojnë kundër pavarësisë nga Mbretëria e Bashkuar.

Të treja partitë i kanë ofruar autonomi më të gjerë Skocisë, si një alternativë për pavarësinë.

Anketimet më të fundit tregojnë se skocezët janë të ndarë, thuajse barabar, për çështjen e pavarësisë.

Përkrahësit e pavarësisë thonë se janë duke u sunduar nga një qeveri britanike konservatore, të cilën Skocia, që njihet për prirje liberale, nuk e mbështet.

Kundërshtarët e idesë së pavarësisë thonë se një Skoci e pavarur do të përballej me vështirësi ekonomike dhe do të ishte më pak e sigurtë jashtë Britanisë së Madhe, të fortë ekonomikisht.

Referendumi është në plan të mbahet më 18 shator.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.