VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NJË SREBRENICË TJETËR?

                                                                                      

E Martë, 04.16.2024, 11:22pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
NJË SREBRENICË TJETËR?

E Martë, 09.23.2014, 08:37am (GMT+1)



Refugjatë kurdë në kufirin turk

Të rinj europianë të radikalizuar që i bashkohen "Shtetit Islamik", kurdë që luftojnë kundër tyre, Kobani një qytet i kërcënuar. Në Lindjen e Afërt kërcënon një Srebrenicë edhe më e tmerrshme komenton Michael Martens.

Në vitet 90-të, kur myslimanët e Bosnjes apo ata në Kosovë kërcënoheshin nga agresioni serb, apo edhe u masakruan me mijëra si në Srebrenicë, e Majta gjermane ishte kundër çdo lloj intervenimi në një luftë, që ishte vetëm një orë larg me avion nga Mynihu. Nëse do të realizoheshin planet e tyre, sot në Bosnjë, apo edhe në Kosovë nuk do të kishte më myslimanë. Tani, kur kurdët po luftojnë për mbijetesën e tyre, deputetët e së Majtës janë zëdhënësit më të fuqishëm të një ndërhyrjeje ushtarake - dhe këtë herë kanë të drejtë.

Pasi lufta dhe britmat e saj në kufirin me Turqinë nuk janë aq larg, saqë gjendja të relativizohej me një referencë idilike për paqen. Shifrat e azilkërkuesve kanë arritur atë stad, të cilin Europa e përjetoi për herë të fundit, atëherë kur njerëzit në Ballkan dëboheshin me miliona. Ndërkohë që e gjithë Jugosllavia kishte vetëm 22 milionë banorë. Tani është goditur një rajon me një popullsi shumë më të madhe, në distancë të largët, por edhe shumë pranë.

Sepse lufta të çon drejt e në mesin e shoqërive perëndimore. Është e vërtetë që ka pasur të huaj të radikalizuar edhe në vitet 90-të, të cilët donin patjetër të jepnin jetën për ndonjë kauzë në Fushë-Kosovë apo në Drin, por nuk kishim të bënim me të njëjtat përmasa. Tani luftëtarët kurdë jo rrallë po prezantojnë në veriun e Sirisë europianë të rinj, të kapur në përpjekjen për t'iu nga Turqia njësive të "Shtetit Islamik". Formalisht ishin dy belgë dhe një francez. Që belgët ishin me origjinë marokane dhe emri i francezit vetëm frëngjisht nuk tingëllonte, kjo nuk ka për të habitur ndokënd. Ajo vetëm konfirmon, se me sa duket vazhdon në mënyrë konstante admirimi i primitives që ushtron terrori i "Shtetit Islamik" tek disa të rinj europianë - jo vetëm tek ata me sfond migracioni.

Europa dhe Turqia duhet tani të zgjedhin. Që nga fillimi i gjakderdhjes në Siri, politikanët turq po japin sinjalet se ata nuk do ta durojnë një rajon autonom kurd, (apo ndonjë shtet kurd). Faktikisht një rajon i tillë është ngritur. Qyteti Kobani që i përket këtij rajoni tani kërcënohet dhe pret ndihma ushtarake. Kobani nuk mbahet me qumësht pluhur dhe batanije. Aty është më shumë në lojë se një qytet. Kemi kërcënimin e një Srebrenice të re në Lindjen e afërt - por me përmasa shumë më të mëdha.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ISLAMI ËSHTË NJOLLOSUR NGA 'FORCAT E ERRËSIRËS' (09.23.2014)
SKOCISË I PREMTOJNË FUQI SHTESË NËSE RRI E BASHKUAR ME BRITANINË (09.16.2014)
STRATEGJIA KUNDËR SHTETIT ISLAMIK (09.16.2014)
NIS PUNIMET NË PARIS KONFERENCA PËR IS-in (09.15.2014)
REAGIMI I KONGRESIT NDAJ FJALIMIT TË PRESIDENTIT OBAMA (09.11.2014)
CAMERON SKOCEZËVE - MOS MA THYENI ZEMRËN! (09.11.2014)
BOEHNER FTON POROSHENKON T'I DREJTOHET KONGRESIT (09.11.2014)
TURQIA DHE SHTETI ISLAMIK (09.10.2014)
HENDEKU TRANSATLANTIK (09.10.2014)
PSE SKOCIA DUHET TË MBETET ME BRITANINË? (09.09.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]