VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NATO - ALEANCË HISTORIKENga DOUGLASE LUTE, Ambasador i SHBA në NATO

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 01:33pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
NATO - ALEANCË HISTORIKE
Nga DOUGLASE LUTE, Ambasador i SHBA në NATO

E Hënë, 10.06.2014, 09:12am (GMT+1)



Për 65 vjet, NATO, aleanca më e suksesshme dhe e qëndrueshme në histori, ka shërbyer si themel për paqen dhe sigurinë transatlantike. Ndërsa kërcënimet kanë ndryshuar formë dhe muret kanë rënë, Aleanca ka vazhduar të jetë themel për stabilitetin dhe prosperitetin, e siguruar nga një angazhim i palëkundur ndaj vlerave të përbashkëta demokratike dhe mbrojtjes kolektive. Në Samitin e NATO-s në Uells muajin e kaluar, udhëheqësit e NATO-s u bënë bashkë për të riafirmuar këto angazhime thelbësore në një pikë kthese strategjike në Aleancë. Misioni luftarak më i madh dhe më afatgjatë ai ISAF në Afganistan - i afrohet fundit më vonë këtë vit.

Aleatët po përballen me sfida të reja sigurie për sa u përket shtrirjes dhe kompleksitetit, që nga agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës dhe rritja e ekstremizmit të dhunshëm në periferi të NATO-s, tek kërcënimet e reja si sulmet kibernetike. Në të njëjtën kohë, vendet anëtare të NATO-s po fillojnë vetëm tani të marrin veten nga recesioni më i rëndë ekonomik në historinë e Aleancës. Samiti i Uellsit ishte i veçantë për nga rëndësia, pasi aty një NATO e bashkuar iu përshtat kërcënimeve të sotme dhe atyre që parashikohen në të ardhmen. Udhëheqësit e NATO-s filluan në Uells duke marrë në shqyrtim sfidat aktuale të sigurisë me të cilat Aleanca përballet. Në fillim Aleatët u fokusuan mbi "punën e papërfunduar" në Afganistan.

Për mbi 12 vite, NATO ka punuar me autoritetet afgane dhe partnerët për të krijuar një forcë afgane të sigurisë prej 350,000 anëtarësh, duke krijuar kushtet e nevojshme për qytetarët afganë që të ndërtojnë një të ardhme të sigurt dhe demokratike. Prova më e fundit e këtij përparimi është transferimi historik i pushtetit politik udhëheqësve të rinj afganë. Angazhimi i Aleancës ndaj sigurisë dhe stabilitetit nuk do të përfundojë kur misioni luftarak i ISAF të marrë fund në dhjetor 2014. Tani që qeveria e re afgane ka nënshkruar marrëveshjet e nevojshme dhe ka ftuar NATO-n që të fillojë misionin post-2014, NATO do të vazhdojë të trajnojë, këshillojë dhe asistojë forcat afgane të sigurisë.

Në Uells, Aleatët dhe partnerët gjithashtu ripërtërinë angazhimet e tyre financiare për të mbështetur forcat afgane të sigurisë dhe riafirmuan angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej në afat të gjatë një partneritet të qëndrueshëm me Afganistanin. Udhëheqësit haptazi pranuan se shumë punë ngelet për t'u bërë; sfida politike dhe ekonomike dhe ato të sigurisë shtrihen para nesh. Por NATO do të vazhdojë të mbështesë popullin afgan, duke ruajtur arritjet e 12 viteve të kaluara dhe duke siguruar për ta mundësitë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Udhëheqësit e NATO-s më tej e kthyen vëmendjen ndaj fqinjëve lindorë të NATO-s, ku agresioni i Rusisë ka sfiduar qëllimin themelor të një Europe që është e plotë, e lirë dhe në paqe. Në një takim me Presidentin ukrainas Poroshenko, Aleatët dënuan veprimet e Rusisë dhe afirmuan mbështetjen e tyre për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

NATO përcaktoi një paketë konkrete mbështetjeje financiare në fusha funksionale të cilat Ukraina i ka identifikuar si kritike, duke koordinuar ndërkohë mbështetje dypalëshe nga Aleatë të veçantë, duke rakorduar ofertat e mbështetjes me nevojat specifike. Duke u përballur me sfidën më serioze të sigurisë që nga rënia e Murit të Berlinit 25 vite më parë, 28 Aleatët u përgjigjën në mbështetje të Ukrainës. Në një sesion të veçantë, udhëheqësit e NATO-s diskutuan spektrin e plotë të sfidave të sigurisëme të cilat Aleanca përballet në periferinë e saj, me një fokus të veçantë tek Siria, Iraku dhe kërcënimi në rritje që ISIL paraqet për rajonin. Ata ranë dakord që kërcënimi i ISIL duhet të përballohet nga një koalicion i gjerë ndërkombëtar që përfshin vendet në rajon dhe që NATO mund të luajë një rol mbështetës.

Pas vlerësimit të kësaj game të gjerë sfidash të sigurisë, udhëheqësit vazhduan duke marrë vendime konkrete për t'i adresuar këto sfida në mënyrë frontale. Pikësëpari, Aleatët riafirmuan angazhimin e hekurt ndaj mbrojtjes kolektive misioni qendror i NATO-s ku një sulm mbi njërin konsiderohet sulm mbi të gjithë. Ajo që ishte më domethënëse, udhëheqësit ranë dakord mbi një Plan Veprimi Gatishmërie që përfshin ndryshime brenda Aleancës që i përgjigjen drejtpërsëdrejti sfidave të sotme të sigurisë, jo vetëm në Lindje, po kudo ku ato mund të shfaqen. Nën këtij Plani Veprimi, NATO do të vazhdojë të mbështesë masat e veta garantuese në Lindje për sa kohë të jetë e nevojshme. Stërvitjet detare, tokësore dhe ajrore do të vazhdojnë nga Deti Balltik deri në Detin e Zi, për të demonstruar se NATO i merr seriozisht angazhimet e saj të mbrojtjes.

Plani i Veprimit gjithashtu e përshtat strukturën e forcave të NATO-s ndaj realiteteve të reja, duke përfshirë një sërë bazash pritjeje përgjatë kufijve lindor të NATO-s, të përgatitur për të pranuar përforcime të reja, operacione dhe stërvitje të komandës dhe pajisje e furnizime të gatshme për përdorim. Aleatët ranë dakord për të reformuar Forcën e Gatshme të NATO-s, një forcë shumëkombëshe e përhershme, që përfshin forca tokësore, ajrore, detare dhe të operacioneve speciale në mënyrë që të jetë më mirë e pajisur për kërcënimet e sotme. Këto reforma përmirësojnë kohën e vënies në gatishmëri, në mënyrë që Aleanca t'i përgjigjet me forcat më të përshtatshme, më shpejt dhe me më shumë eficencë ndaj krizave potenciale.

Në Samit NATO gjithashtu ndërmori hapa të rëndësishëm për të forcuar partneritetet. Përgjatë dy dekadave të fundit, mbi 40 vende partnere, nga Skandinavia në Afrikën e Veriut, nga Lindja e Mesme në brigjet e Paqësorit, kanë përforcuar operacionet e Aleancës dhe kanë kontribuar për diversitetin politik të Aleancës. Në Uells, Aleatët krijuan mundësi të reja për partnerët, që të ruajnë arritjet e vështira në ndërveprim që u zhvilluan gjatë dy dekadave në operacione në Ballkan, Afganistan, Libi dhe gjetkë. Si një investim në partnerët e saj, NATO miratoi dy programe të reja: një për të rritur aftësitë e partnerëve të saj më ndërveprues që të punojnë në mënyrë më efikase me Aleancën, dhe, së dyti, një program për të ndërtuar kapacitetet e mbrojtjes së partnerëve që kërkojnë asistencën e NATO-s. Së fundmi, duke pranuar faktin se siguria kërkon investime, të 28 udhëheqësit Aleatë bënë zotime konkrete për shpenzimet për mbrojtjen, i pari angazhim i këtij lloji në nivel kryetarë shtetesh.

Ndërsa vendet anëtare të NATO-s dalin nga kriza më e keqe ekonomike në historinë e saj 65- vjeçare, udhëheqësit ranë dakord t'i japin fund tendencës për të shkurtuar buxhetet e mbrojtjes, dhe të synojnë të rrisin shpenzimet për mbrojtjen në terma realë ndërsa ekonomitë marrin veten, dhe të lëvizin drejt objektivit të NATO-s për shpenzime mbrojtjeje në masën 2% të PBB brenda një dekade. Këto burime do të bëjnë të mundur zbatimin e vendimeve të mara në Samit. Në Uells, Presidenti Obama e përshkroi këtë moment në historinë e NATO-s si "një periudhë tranzicioni dhe testimi". Në Samit, udhëheqësit tanë u përballën me një rang të gjerë sfidash dhe u përgjigjën me solidaritet, vendime konkrete dhe zotime, për të siguruar që NATO të ruajë rekordin e saj si aleanca më e suksesshme dhe më e qëndrueshme e historisë.

DOUGLASE LUTE


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PALESTINEZËT E PËRSHËNDESIN DEKLARATËN SUEDEZE - SHBA KËRKON KUJDES (10.04.2014)
SUEDIA DO TË NJOHË 'SHTETIN E PALESTINËS' (10.03.2014)
WILSON - PUTIN KËRCËNIM PËR SIGURINË E EVROPËS (10.02.2014)
KOMENT: TAKIMI OBAMA-NETANJAHU: GRINDJE E VJETËR, OPCIONE TË REJA (10.02.2014)
PROTESTAT NE HONG KONG (10.01.2014)
SOCIALISTËT NË FRANCË HUMBASIN SHUMICËN NË SENAT (09.29.2014)
SPANJA SFIDON REFERENDUMIN NË KATALONIA (09.28.2014)
RUSI - RUBLA NË NIVELIN HISTORIK MË TË ULËT KUNDËR DOLLARIT AMERIKAN (09.27.2014)
KOMENT - NË LINDJEN E AFËRT KARTAT PËRZIHEN NGA E PARA (09.25.2014)
PRESIDENTI OBAMA NË KOMBET E BASHKUARA - RUSIA KA AMBICIE TERRITORIALE (09.24.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]