E Premte, 03.29.2024, 03:04pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
PËR TA MPOSHTUR IS-in, LARGOJENI ASADIN
Nga JOHN MCCAIN dhe LINDSEY GRAHAM, Wall Street Journal

E Martë, 10.07.2014, 06:13pm (GMT+1)



John McCain dhe Lindsey Graham, foto nga arkivi


Sulmet ajrore dhe aksionet e tjera që presidenti Barack Obama po i ndërmerr kundër Shtetit Islamik meritojnë mbështetje dypartiake, shkruajnë në fillim të artikullit të tyre në të përditshmen Wall Street Journal, senatorët republikanë, John McCain dhe Lindsey Graham.

Ata konsiderojnë se ky është fillimi i degradimit të grupit terrorist, i njohur edhe si ISIS, por nuk do ta shkatërrojnë atë, para se gjithash për një arsye të vetme: administrata ende nuk ka politikë efektive për largimin e Bashar al-Assadit nga posti i presidentit dhe përfundimin e konfliktit në Siri.

Zyrtarë të administratës kanë thënë se qasja e tyre është "së pari ISIS-i".

Sa i përket zotit Assad, sipas fjalëve të gjeneralit Martin Dempsey, shef i Shtabit të përbashkët, administrata "do ta shtyjë këtë sfidë për të ardhmen".

Ky nuk është luks që ne duhet ta zgjedhim, shkruajnë senatorët në Wall Street Journal, dhe theksojnë se vetë zoti Obama, aktualisht, tha se "e njeh kundërthënien" në politikën e tij, që është të konfrontohet Shteti Islamik por  jo Assadi, dhe Shtetet e Bashkuara në mënyrë jo të qëllimshme mund t'i ndihmojnë sunduesit, përmbysjen e të cilit vazhdojnë ta kërkojnë me të drejtë.

Për fat të keq, kjo nuk është e vetmja kontradiktë dëshpruese në politikën e administratës për Sirinë, shkruajnë senatorët McCain dhe Graham.

Pasi Shteti Islamik depërtoi në Irak, në muajin qershor, zoti Obama argumentonte se izolimi i kryeministrit, Nuri al-Maliki, nga sunitët e ka forcuar grupin terrorist. Duke e shkatërruar Shtetin Islamik në Irak, ka sugjeruar administrata, kërkohet largimi i zoti Maliki dhe një qeveri gjithpërfshirëse.

Shtrohet pyetja se përse nuk ka pasur qëndrim të njejtë për urgjencën në Siri?

Zoti Assad, para se gjithash, e ka krijuar Shtetin Islamik  nëpërmjet vrasjes së afro 200 mijë sirianëve dhe ai me vetëdije e ka lejuar grupin të rritet dhe të operojë i pandëshkuar brenda vendit, për t'i arritur qëllimet e veta.

"Derisa ne të mos e konfrontojmë këtë realitet, ne mund të vazhdojmë ta degradojmë Shtetin Islamiak në Siri, por barbarizmi i zotit Assad do të vazhdoj a forcojë atë".

Në këtë kuptim ekziston edhe një kundërthënie tjetër: si mund t'i armatosim ne 5 mijë sirianë dhe të presim që ata të kenë sukses kundër Shtetit Islamik, pa i mbrojtur ata dhe familjet e tyre nga sulmet dhe bombat-fuçi të Assadit?

Ose, të pritet që grupet e moderuara në Siri, që e luftojnë Shtetin Islamik, të marrin avantazh nga sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara, nëse ne nuk i koordinojmë ose nuk i konsultojmë operacionet tona me ta? Raportohet se kjo nuk po ndodhë.  Në vend të kësaj, zoti Asssad po i shfrytëzon sulmet ajrore amerikane për t'i vrarë njerëzit, që ne i dëshirojmë si partnerë tanë.

Kjo nuk është vetëm reçetë për dështim; kjo është imorale, shkruajnë senatorët, John McCain dhe Lindsey Graham, në Wall Street Journal.

Përpjekjet tona për ta ndërtuar një Armatë të Lirë të Sirisë, për ta çliruar Sirinë nga djajtë e Shtetit Islamik dhe zoti Assad, me siguri do të dështojnë, nëse nuk merremi me sunduesin e Sirisë.

Nëse presim që zoti Assad do të qëndrojë anash, derisa Armata e Lirë e Sirisë të fitojë kapacitet, do të jetë gabim kolosal dhe fund i përpjekjeve për ta ndalur Sirinë nga zhytja e mëtejshme në humnerë.

Realiteti është se duke i shkaktuar disfatë Shtetit Islamik, po ashtu, kërkohet që t'i shkaktohet disfatë edhe zotit Assad.

Duke iu shmangur këtij realiteti, siç po përpiqet të bëjë ende zoti Obama, vetëm do ta shtyjë problemin, me rrezik në rritje për jetët siriane dhe për sigurinë amerikane.

Kur Siria të përkeqësohet mëtutje, siç duket sigurisht se do të ndodhë, Shtetet e Bashkuara do të detyrohen përsëri të përgjigjen, por opsionet tona do të jenë më të pakta, më të këqia dhe më kushtuese, shkruajnë në fund të artikullit, senatorët John McCain dhe Lindsey Graham, në të përditshmen Wall Street Journal.rel
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NATO - ALEANCË HISTORIKENga DOUGLASE LUTE, Ambasador i SHBA në NATO (10.06.2014)
PALESTINEZËT E PËRSHËNDESIN DEKLARATËN SUEDEZE - SHBA KËRKON KUJDES (10.04.2014)
SUEDIA DO TË NJOHË 'SHTETIN E PALESTINËS' (10.03.2014)
WILSON - PUTIN KËRCËNIM PËR SIGURINË E EVROPËS (10.02.2014)
KOMENT: TAKIMI OBAMA-NETANJAHU: GRINDJE E VJETËR, OPCIONE TË REJA (10.02.2014)
PROTESTAT NE HONG KONG (10.01.2014)
SOCIALISTËT NË FRANCË HUMBASIN SHUMICËN NË SENAT (09.29.2014)
SPANJA SFIDON REFERENDUMIN NË KATALONIA (09.28.2014)
RUSI - RUBLA NË NIVELIN HISTORIK MË TË ULËT KUNDËR DOLLARIT AMERIKAN (09.27.2014)
KOMENT - NË LINDJEN E AFËRT KARTAT PËRZIHEN NGA E PARA (09.25.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lart�]