E Premte, 03.29.2024, 07:32am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
KATASTROFA SIRIANE RREZIKON LUFTË NË TURQI
Nga HUGH POPE, The Guardian

E Shtunë, 10.11.2014, 03:48pm (GMT+1)



Avancimi i ISIS në Sirinë kurde po rrezikon armëpushimin mes Turqisë e PKK.

Turqia ndjehet sikur po rijeton një makth të vjetër. Cdo mëngjes prezantuesit televizivë dhe titujt e gazetave paraqesin me zymtësi të rejat nga rrethimi i ISIS ndaj qytetit kurd të Sirisë Kobani dhe pasojat e kësaj në Turqi. Revoltat, gazi lotsjellës dhe plumbat vranë me dhjetëra njerëz në qytetet kurde në juglindje të Turqisë. Pati zjarrvënie të makinave, autobusëve dhe kamionëve, tension etnik, turma nacionaliste, shtetrrethim dhe angazhim te trupave ushtarake, gjëra që s'ndodhnin që prej viteve fatkeqe '90 kur kurdët e Turqisë u hodhën në kryengritje.

Në të njëjtën kohë politikanët kanë nisur me piskama të venë në dyshim procesin jetik nëntë-vjecar të paqes mes qeverisë turke dhe kryengritësve të Partisë së Puntorëve të Kurdistanit (PKK). Kjo arriti kulmin e absurdit konspirativ kur të dyja palët e etiketuan njëra tjetrën si "˜njësoj' me ISIS, një grupim që faktikisht është armiku i tyre i përbashket.

Kobani është përfshirë padyshim nga tragjedia, por në thelb pak gjë ndryshon vetëm ngaqë, jo si zakonisht, kamerat e rreshtuara në kufi mund të filmojnë plane të para të vetëm një skene mes katastrofës së madhe siriane.

E vërteta e pakëndshme është se kurdët e Sirisë dhe milicia e partisë kryesore Unioni Demokratik (PYD) gjithnjë kanë qenë të dobët dhe të pamundur ta mbrojnë të vetëm Kobanin, duke prishur momentin e një vetëkënaqësie kurde pas nje vere me përparime impresionuese. Izolimi i tyre pjesërisht vjen ngaqë PYD dhe PKK, të cilat kanë lidhje jetike, insistuan për një nivel autonomie që nuk pëlqehet as nga Turqia, as nga opozita kryesore siriane.

Por as Turqia s'është e lirë të urdhërojë tanket e saj të zbresin kodrën e të shpëtojnë Kobanin, sic kërkojnë politikanët kurdë të Turqisë. Thyerja e ligjit ndërkombëtar duke shkelur kufirin do e dobësonte pozicionin global të Turqisë (si në rastin e Rusisë me Ukrainën), do nxiste reagimin e zemëruar të aleatëve të Damaskut, si Irani dhe Hezbollah i Libanit dhe mund të cojë deri ne ndonje sulm direkt me raketa të Damaskut mbi qytetet turke. Turqia mund të jetë anëtar i NATO-s, por goditjet ajrore nuk janë operacion I NATO-s; NATO supozohet të jetë një aleancë mbrojtëse dhe nuk ka të ngjarë të mbështesë një lëvizje të njëanshme turke.

Një aksion turk rreth Kobanit do të conte gjithashtu në një përplasje të armatosur Turqi-ISIS. Forcat e armatosura turke janë krejt të papërgatitura për një operacion afat-gjatë jashtë vendit. Me një kufi poroz 900 km të gjatë me Sirinë, Turqia ka vetëm humbje nga një konflikt i tillë dhe me siguri do ketë vdekje ushtarësh tuq në një mision që publiku turk as do ta kuptonte, jo më ta mbështeste. Ku do duhej të ndalonte ushtria turke në Siri për të siguruar kufijtë e saj? A ka celula xhihadiste "˜të fjetura' mes 1.5 milionë refugjatëve nga Siria në Turqi, gati të sulmojnë industrinë e turizmit që përbën 10% të ekonomisë turke? A do rrezikonte kundërvënia ndaj ISIS milicia kryesore sunite në luftën e Sirisë një reagim nga vetë sunitët e Turqisë, që deri tani kanë dërguar dhjetëra luftëtarë në rradhët e ISIS?

Turqia nuk mund t'i urdhërojë linjat ndarëse etnike, sektare e politike të Lindjes së Mesme që të ndalojnë në kufirin e saj. Padyshim, Turqia ka bërë gabime: pritshmëria tepër e madhe se Asad do rrëzohej shpejt, si dhe hapja e kufirit ndaj kujtdo që do luftonte kundër Damaskut një politikë që sapo ka nsiur ta ndryshojë. Por këto politika janë të ngjashme me ato të aktorëve perëndimorë. Është e pandershme që Turqia të bëhet edhe pikë panoramike, edhe i vetmi fajtor për një sistem ndërkombëtar disfunksional që e përkeqësoi luftën në Siri.

Qeveria turke dhe lëvizja kombëtare kurde duhet pra të diskutojnë se cfarë mund të bëjnë ato vetë dhe jo cfarë duan ata që të bëjë tjetri. Të dyja palët aktualisht e identifikojnë ISIS si armikun e tyre më vdekjeprurës, dënojnë taktikat e ISIS, përkrahin gjerësisht miqësinë me perëndimin dhe i përmbahen idealit të qeverisjes sekulariste. Skenari më i mirë që duan të dyja palët është ai ku turqit dhe kurdët bashkëpunojnë. Ata ndajnë një histori të gjatë të përbashkët, një traditë të përbashkët fetare sunite dhe janë të ndërlidhur në një mënyrë që do ishte e vështirë, në mos e pamundur që të prisheshin.

E vetmja mënyrë që ky partneritet të ndodhë është që të përfundohet me saktësi procesi i paqes që ka nisur që në 2005. Janë të gjitha mundësitë për një kapërcim që do sillte fundin e një konflikti 30-vjecar që ka vrarë tashmë 30.000 njerëz. Një armëpushim po mban që prej marsit 2013. Liderë të fortë nga të dyja anët mund të vënë në zbatim një marrëveshje. Mbështetja popullore është domethënëse. Burgjet famëkeqe të jug-lindjes tashmë po kthehen në muzeume kujtese. Gjuha kurde, më parë e ndaluar, po përhapet në media dhe jetën publike. Mbi të gjitha, një dekadë normaliteti ka fuqizuar klasat e mesme si turke edhe kurde, ka shtruar rrugë të reja dhe ka sjellë prosperitet në të gjithë Turqinë.

Nuk ka qenë e lehtë të largohej mosbesimi. Nga vitet 20' në vitet 80' Turqia e mohoi ekzistencën e kurdëve duke i quajtur "˜turq të maleve'. Torturat policore në vitet 80' dhe skuadrat e vdekjes në vitet 90' I vranë dhe traumatizuan aktivistët kurdë. Deri në 2009, nacionalistët në drejtësinë turke minuan përpjekjet e qeverisë duke arrestuar mijëra aktivistë politikë kurdë, përfshirë krerë të zgjedhur bashkish, nën akuza për terrorizëm. Një lloj diskriminimi në vendet e punës, hapësirat publike dhe qeradhëniet e shtëpive, mbetet i përhapur.

Por, qëkur nisën bisedimet direkte mes liderit të burgosur kurd Abdullah Ocalan dhe qeverisë turke në fund të 2012, ka pasur përmirësime. Reforma ligjore kanë sjellë mbrojtje legale për procesin e paqes. Delegacione të deputetëve kurdë të Turqisë udhëtojnë nga burgu i Ocalanit, në një ishull në detin Marmara në jug të Stambollit, në shtabin e PKK nëpër male. Në 1 tetor qeveria shpalli një skemë të posacme, një bord ndërministerial nën drejtimin e kryeministrit me 11 nën-komisione.

Megjithatë, progresi është më tepër nga një ortek iniciativash se sa një proces i strukturuar. Asnjëra palë nuk i beson ende sa duhet palës tjetër. Ankaraja ndonjëherë duket sikur u dhuron me zemërgjerësi lëshime të vogla kurdëve, por kundërshton kërkesat legjitime. PKK e ka shumë të vështirë të deklarojë publikisht, sic do duhej të bënte, carmatosjen brenda territorit turk; dëshirën për t'iu bashkuar gjithë vendit dhe të veprojë përmes kryeqytetit politik, Ankarasë; apo të deklarojë qartë nëse, sic të shtyjnë shpesh të mendosh aksionet e saj në terren, kjo forcë ka një shtysë të fshehtë për krijimin e një shteti të pavarur nën kontrollin e PKK një qëllim që nuk gjen konsensus ekonomik, gjeografik social e politik as mes kurdëve, lëre pastaj mes shumicës së turqve.

Një partneritet turko-kurd është i arritshëm dhe nuk duhet vënë në rrezik nga protagonizmi politik mbi rrënojat e Kobanit. Nëse mbrojtësit e qytetit mposhten, popullsia civile e mbetur në qytet duhet të evakuohet e sigurt në kufirin turk, sic kanë kaluar 150.000 banorë deri tani. Por cfarëdo që t'i ndodhë Kobanit, vetëm sheshimi i dasive mes turqve dhe kurdëve brenda Turqisë do bëjë që dy palët të nisin të mendojnë të pamendueshmen, që të vihen së bashku përballë ISIS. Dhe koha që të nisë të negociohet ky kompromis është tani.

linku i artikullit origjinal http://www.theguardian.com/commentisfree/2014/oct/10/syria-disaster-war-turkey-isis-pkk

Përktheu Edvin Parruca


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DILEMA E TURQISË NË SIRI (10.10.2014)
PËR TA MPOSHTUR IS-in, LARGOJENI ASADINNga JOHN MCCAIN dhe LINDSEY GRAHAM, Wall Street Journal (10.07.2014)
NATO - ALEANCË HISTORIKENga DOUGLASE LUTE, Ambasador i SHBA në NATO (10.06.2014)
PALESTINEZËT E PËRSHËNDESIN DEKLARATËN SUEDEZE - SHBA KËRKON KUJDES (10.04.2014)
SUEDIA DO TË NJOHË 'SHTETIN E PALESTINËS' (10.03.2014)
WILSON - PUTIN KËRCËNIM PËR SIGURINË E EVROPËS (10.02.2014)
KOMENT: TAKIMI OBAMA-NETANJAHU: GRINDJE E VJETËR, OPCIONE TË REJA (10.02.2014)
PROTESTAT NE HONG KONG (10.01.2014)
SOCIALISTËT NË FRANCË HUMBASIN SHUMICËN NË SENAT (09.29.2014)
SPANJA SFIDON REFERENDUMIN NË KATALONIA (09.28.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lart�]