VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KOMENT - KREMLINI PROVOKON KONFRONTIMIN LINDJE-PERËNDIM

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 09:30am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
KOMENT - KREMLINI PROVOKON KONFRONTIMIN LINDJE-PERËNDIM

E Premte, 10.31.2014, 04:35pm (GMT+1)


Me objektivin e shpallur, për t'i njohur zgjedhjet e separatistëve në Donjeck dhe në Luhanks, Kremlini përforcon ndarjen e Ukrainës duke shtuar rrezikun për një luftë të re të ftohtë, mendon Ingo Mannteufel.
Russland Flagge neben Kreml-Kirche

Rusia do të jetë i vetmi vend i rëndësishëm, që do të njohë zgjedhjet e planifikuara për më 2 nëntor prej separatistëve në Donjeck dhe në Luhansk. Por Moska synon më shumë, se sa vetëm shprehjen e legjitimitetit për krijesat e reja politike.

Para së gjithash pritet, që Rusia të marrë përsipër furnizimin e këtyre pjesëve të vendit të shkëputura prej Kievit dhe do t'u ndihmojë njerëzve të dërmuar prej luftës që të përballojnë dimrin. Kjo për arsye humanitare është e drejtë, por nuk duhet të harrojmë, se politika ruse është shkaku kryesor, që u arrit deri tek veprimet luftarake.

"Një konflikt i ri i ngrirë"

Me zgjedhjet në republikat e vetëshpallura popullore në Donjeck dhe në Luhansk separatistët duan të sigurojnë pushtetin që e kanë fituar me luftë. Shkëputja nga Kievi duhet legjitimuar dhe pozicioni në bisedime kundrejt qeverisë ukrainase, por edhe kundrejt BE-së dhe SHBA-së duhet të forochet. Si rrjedhojë - me komandimin e Moskës - përfundimisht në lindje të Ukrainës krijohet një "konflikt i ri i ngrirë", e të tillë ka mjaft në hapësirën post-sovjetike: Deri më sot ekzistojnë krijesat separatiste në Transnistri, Abkazi, në Osetinë Jugore dhe në Berg-Karabah.

Për politikën ruse të tilla "konflikte të ngrira" janë një terren i njohur dhe tek e fundit edhe të mirëpritura. Sepse përmes këtyre strukturave përfaqësuese mund të mbrohen në mënyrë të rafinuar interesat ruse përmes negociatave të pafundme diplomatike.

Por jo vetëm kaq: Konfliktte territoriale destabilizojnë vendet e kërcënuara prej shkëputjes në tërësi. Përmes politikës kulaçi e kërbaçi Moska mund ta influencojë frymën shoqërore që të japë efekt në politikën e brendëshme. Moldavët dhe gjeorgjianët kanë vite që po vuajnë prej kësaj.


Paaftësia e Kievit

Udhëheqja ukrainase tani për tani nuk është në gjendje t'i kundërvihet kësaj politike agresive ruse: Krimenë Kievi e dorëzoi pa luftë në pranverë. Përpjekja ukrainase për ta ndaluar me forcën e armëve shkëputjen e Donjeckut dhe Luhanskut, dështoi në verë pas humbjeve të rënda ushtrake. Në marrëveshjen e armëpushimit në Minsk presidentit Poroschenko iu desh faktiktikisht ta njohë status quo-në e krijuar në lindje të Ukrainës.

Për këtë ai u detyrua jo vetëm prej dobësisë ushtarake, por më shumë prej sfidave të mëdha politike, ekonomike e financiare, para të cilave ndodhet Ukraina. Vetëm përmes ndihmave e kredive ndërkombëtare - më saktë europiane - Ukraina do të jetë në gjendje të mbledhë shumat miliardëshe, për të cilat ajo është zotuar t'i shlyejë në marrëveshjen paraprake me Rusinë për zgjidhjen e grindjes mbi gazin. Krimeja dhe Ukraina lindore janë vetëm dy nga shumë problemet, me të cilat përballet udhëheqja ukrainase.

Mbrojtje nga rreziqet në vend të partneritetit

Po ashtu si Ukraina as shtetet e BE-së dhe as SHBA-ja nuk do t'i njohin zgjedhjet në republikat e vetëshpallura në Donjeck dhe në Luhansk. Por faktikisht atyre u duhet ta pranojnë situatën e re të krijuar atje. Megjithatë përkundër shpresës që ndoshta ka Kremlini, Perëndimi nuk do t'i rikthehet rutinës e të qëndrojë indiferent - siç bëri në 2008 pas luftës në Gjeorgji.

Kriza e Ukrainës dhe politika ruse sivjet kanë hapur një kapitull të ri në poliitkën europiane të sigurisë. Në vend të partneritetit me Rusinë tani sërish po vihet në qendër të vëmendjes mbrojtja nga rreziqet. Kjo ka si pasojë përforcimin me qëllim të kapaciteteve mbrojtëse në shtetet europiane të NATO-s. Skuadriljet ushtarake ruse, që fluturojnë pa paralajëmrim mbi Detin e Veriut dhe mbi Detin Balltik, të forocojnë përshtypjen, që kjo është e nevojshme. Një garë e re armatimesh mund të parashikohet.

Në vend të besimit mbizotëron mesobesimi. Në vend të një bashkëpunimi të gjerë mes Europës dhe Rusisë në të ardhmen do të ketë sanskione paralele dhe një bashkëpunim të kufizuar. Qoftë në tregti, në fushën e shkencës, atë të fluturimeve në hapësirë apo edhe në çështjet e politikës së jashtme - kudo mund të pritet, që kontaktet të reduktohen. Përfaqësuesit e vijës së fortë nga të dyja palët e kërkojnë këtë.

E rëndësishme është që të mos lejohet krijimi i një luftë të re të ftohtë. Megjithatë rreziku ekziston, që politika ruse e ndarjes së Ukrainës - ashtu si në Gjermani në fillim të luftës (së parë) të ftohtë - të provokojë një konfrontim të ri Lindje - Perëndim. Çdo ditë e më shumë që kalon do të jetë më e vështirë për ta ndaluar atë.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ÇFARË RREZIKON PRESIDENTI OBAMA NË ZGJEDHJE (10.31.2014)
KOMENT - CDU DËSHIRON TË BËHET MULTIKULTI (10.26.2014)
ZGJEDHJET E MESIT TË MANDATIT - FAKTORI I FRIKËS (10.23.2014)
IGNATIUS - STRATEGJIA E SHBA KA DËSHTUAR (Intervistë) (10.19.2014)
NË BOSNJË PRIJNË NACIONALISTËT (10.13.2014)
RËNDËSIA E QYTETIT KOBANI (10.12.2014)
KATASTROFA SIRIANE RREZIKON LUFTË NË TURQINga HUGH POPE, The Guardian (10.11.2014)
DILEMA E TURQISË NË SIRI (10.10.2014)
PËR TA MPOSHTUR IS-in, LARGOJENI ASADINNga JOHN MCCAIN dhe LINDSEY GRAHAM, Wall Street Journal (10.07.2014)
NATO - ALEANCË HISTORIKENga DOUGLASE LUTE, Ambasador i SHBA në NATO (10.06.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]